shtime aliu rruga william walker po behet 6880b5b9a305e

Shtime, Aliu: Rruga “William Walker” po bëhet

July 23, 2025
1 minut lexim

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu ka njoftuar se ka nisur asfaltimi i rrugës “William Walker”, projekt në vlerë mbi 171 mijë euro që do të realizohet me standarde të larta, duke lehtësuar qarkullimin, rritur sigurinë dhe përmirësuar qasjen në rrugët urbane të qytetit tonë.

“Ky është tjetër premtim i mbajtur dhe dëshmi tjetër e përkushtimit tonë për ta bërë Shtimen urbane dhe moderne, me infrastrukturë që i shërben qytetarëve”, shkruan Aliu në Facebook.

Sipas tij, “Edhe pse kemi trashëguar infrastrukturë të demoluar e shpesh të munguar, po ia dalim jo vetëm ta sanojmë pjesën më të madhe të saj, por edhe të ndërtojmë infrastrukturë të re nga themeli në çdo cep të komunës sonë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

komunikacioni ne maqedoni nuk ka pritje te gjata ne pikat kufitare 6880b541f41e7
Lajmi i mëparshëm

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare

temperaturat ekstreme autoritetet me rekomandime per qytetaret 6880bb20a1ea6
Lajmi i radhës

Temperaturat ekstreme, autoritetet me rekomandime për qytetarët

Të fundit nga

ShkoLartë