shtetasit e maqedonise se veriut shume shpejt pa viza drejt shba 68e2661b8129e

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut shumë shpejt pa viza drejt SHBA

October 5, 2025
1 minut lexim

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut shumë shpejt mund të udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë për një vizë.

Kështu raporton Radio Evropa e Lirë, që thekson se kjo është një nga çështjet që Qeveria e Shkupit e ka hapur me administratën amerikane. Heqja e vizave do të ishte një nga përfitimet e Dialogut Strategjik, të cilin të dyja vendet e filluan në qershor të vitit 2022.

Radio Evropa e Lirë shkruan se ky dialog shihet si një kornizë institucionale për një nivel më të lartë të raporteve mes dyja vendeve, që ofron masa konkrete për bashkëpunim më të thellë në fusha të ndryshme.

Sa i përket heqjes së vizave, institucionet maqedonase janë të përfshira në grupet ndërsektoriale të punës për aderim në Programin për Heqjen e Vizave dhe në Programin Global për Hyrje në SHBA, thanë nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut për Radio Evropa e Lirë.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dea mishel shkelqen ne milano pamje mahnitese nga udhetimi i saj 68e261f43958f
Lajmi i mëparshëm

Dea Mishel shkëlqen në Milano: Pamje mahnitëse nga udhëtimi i saj

lideri qe nuk flet me per popullin por per veten rrefimi i nje fundi te trishte politik 68e26bef48271
Lajmi i radhës

Lideri që nuk flet më për popullin, por për veten. Rrëfimi i një fundi të trishtë politik!

Të fundit nga

ShkoLartë