shtetasit bullgare do te votojne te dielen ne shtate qytete te maqedonise 6adb878f4055e

Shtetasit bullgarë do të votojnë të dielën në shtatë qytete të Maqedonisë.

October 23, 2026
1 minut lexim
bull 2

Shtetasit bullgarë që jetojnë ose qëndrojnë në Maqedoni do të mund ta ushtrojnë të drejtën e votës në zgjedhjet presidenciale në Bullgari, të dielën, më 25 tetor.
Vendvotimet do të hapen në shtatë qytete: Shkup, Manastir, Prilep, Ohër, Kavadar, Strumicë dhe Koçan, raportojnë mediat bullgare, duke iu referuar informacioneve zyrtare për zgjedhjet.
Votimi do të organizohet në Ambasadën e Bullgarisë në Shkup dhe në Konsullatën e Përgjithshme në Manastir, si dhe në vendvotimet shtesë në Prilep, Ohër, Kavadar, Strumicë dhe Koçan.
Sipas të dhënave të publikuara, gjithsej 265 shtetas bullgarë kanë paraqitur kërkesa për të votuar në Maqedoni, ndërsa numri më i madh i aplikimeve është regjistruar në Prilep dhe Strumicë.
Shtetasit bullgarë mund t’i kontrollojnë adresat e sakta të vendvotimeve në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trazirat ne itali bastisje ne 18 qytete dhe 51 te mitur te identifikuar milano pergatitet per protesta te reja 6adb8737d81c4
Lajmi i mëparshëm

Trazirat në Itali/ Bastisje në 18 qytete dhe 51 të mitur të identifikuar, Milano përgatitet për protesta të reja

ndahet nga jeta ne moshe te re artistja nga kosova 6adb8792a4eb4
Lajmi i radhës

Ndahet nga jeta në moshë të re artistja nga Kosova

Të fundit nga

ShkoLartë