shtetasi shqiptar arrestohet ne maqedoni policia i gjen droge ne kamion 6a4f904ddcf7d

Shtetasi shqiptar arrestohet në Maqedoni, policia i gjen drogë në kamion

July 9, 2026
1 minut lexim
1 1

Një shtetas shqiptar 40-vjeçar është arrestuar më 8 korrik në pikën kufitare “Deve Bair”, pasi gjatë kontrollit të një kamioni “Volvo” me targa shqiptare, të cilin e drejtonte, policia ka gjetur 24 pako me marihuanë, përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë së Maqedonisë së Veriut, personi në fjalë po largohej nga Maqedonia e Veriut.

“Më 08.07.2026, në orën 20:00, në Pikën Kufitare “Deve Bair”, në dalje nga shteti, zyrtarë policorë e privuan nga liria Ç.A. (40) nga Republika e Shqipërisë, pasi gjatë kontrollit kufitar dhe kontrollit të një automjeti transportues “Volvo” me targa të Shqipërisë, të cilin ai e drejtonte, në kabinën e tërheqësit u gjetën dhe u konfiskuan 24 paketime me marihuanë. Për rastin është njoftuar prokurori publik, ndërsa Ç.A. është mbajtur në stacion policor për procedurë të mëtejshme”, thonë nga MPB.

4
2 2
1 1

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vala e trete e te nxehtit pritet te pakten deri me 20 korrik 6a4f8b92535f5
Lajmi i mëparshëm

​Vala e tretë e të nxehtit pritet të paktën deri më 20 korrik

nis mbledhja e kryesise gruda i pdk se jep detaje rreth fteses se kurtit 6a4fa6d4d0ea9
Lajmi i radhës

Nis mbledhja e kryesisë, Gruda i PDK-së jep detaje rreth ftesës së Kurtit

Të fundit nga

ShkoLartë