shtepise se shendetit ne shkup i shtohen autoambulanca te reja samir iseni reagim me i shpejte per qytetaret 6ada892149b21

Shtëpisë së Shëndetit në Shkup i shtohen autoambulanca të reja, Samir Iseni: Reagim më i shpejtë për qytetarët

October 23, 2026
1 minut lexim

Shërbimi i Mjekësisë Urgjente pranë IPSH Shtëpia e Shëndetit – Shkup do të pajiset me autoambulanca të reja, në kuadër të projektit shtetëror për modernizimin e shëndetësisë publike.

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Samir Iseni, ka bërë të ditur se automjetet e reja po shtohen me mbështetjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, duke theksuar se ky investim synon përmirësimin e shërbimeve emergjente.

“Me mbështetjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë, shërbimit të Mjekësisë Urgjente pranë IPSH Shtëpia e Shëndetit – Shkup po i shtohen automjete të reja të autoambulancës, si pjesë e projektit shtetëror për modernizimin e shëndetësisë publike”, ka deklaruar Iseni.

Sipas tij, pajisja me automjete të reja do të mundësojë reagim më të shpejtë në terren dhe uljen e kohës së pritjes për thirrjet emergjente. Njëkohësisht, pritet të krijohen kushte më të mira pune për ekipet mjekësore, të cilat do të kenë në dispozicion pajisje bashkëkohore.

Iseni ka theksuar se qëllimi është ofrimi i shërbimeve më efikase dhe më të sigurta për qytetarët e Shkupit, duke falënderuar Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë për investimin.

Ai ka shtuar se institucioni mbetet i përkushtuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore.

Burimi: alfax.mk

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mbi 55 mije qytetare jane paraqitur per vaksinim kunder gripit sezonal mbi 60 jane me te moshuar se 65 vjec 6ada6ee12becf
Lajmi i mëparshëm

Mbi 55 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinim kundër gripit sezonal, mbi 60% janë më të moshuar se 65-vjeç

tabaku publikon videon e lirimit te te rinjve protestues jane heronjte e shqiperise se shumices qe kerkon ndryshim 6ada89dede58b
Lajmi i radhës

Tabaku publikon videon e lirimit të të rinjve protestues: Janë heronjtë e Shqipërisë së shumicës që kërkon ndryshim

Të fundit nga

ShkoLartë