shtepia e bardhe sfidon grenlanden shba apo rusia kina 69697bb44a1a6

Shtëpia e Bardhë sfidon Grenlandën: SHBA apo Rusia-Kina?

January 16, 2026
1 minut lexim

Shtëpia e Bardhë publikoi së fundmi një grafik që ilustron Grenlandën para një zgjedhjeje strategjike: ndikimin amerikan ose atë ruso‑kinez.

Postimi paraqet një person me flamurin e Grenlandës pranë një kryqëzimi rrugësh, ku një rrugë çon drejt Shtëpisë së Bardhë nën qiell të kthjellët, ndërsa tjetra shpie në reve të errëta me flamujt e Rusisë dhe Kinës, shoqëruar me vetëtima.

Mesazhi i shoqëruar ishte: “Nga cila anë, o grenlandezë?”

Image

Postimi i Shtëpisë së Bardhë

Ky postim vjen pas deklaratave të presidentit Donald Trump, i cili ka theksuar vazhdimisht rëndësinë strategjike të ishullit Arktik për sigurinë kombëtare të SHBA-së. Ai ka përsëritur idenë se Grenlanda është një element kyç për NATO-n dhe ka paralajmëruar se, nëse Amerika nuk vepron, ndikimi do t’i kalojë Rusisë ose Kinës.

Megjithatë, Danimarka dhe autoritetet e Grenlandës kanë theksuar se ishulli nuk është në shitje dhe se sovraniteti i tij duhet respektuar. Postimi i Shtëpisë së Bardhë e riktheu vëmendjen tek debatet mbi ndikimin global në Arktik dhe interesat strategjike të SHBA-së në rajon.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

lutfi haziri flet per lumir abdixhikun ai ka marre pergjegjesi dhe ka vepruar sipas statutit te ldk se 69697ba24fad9
Lajmi i mëparshëm

Lutfi Haziri flet për Lumir Abdixhikun: Ai ka marrë përgjegjësi dhe ka vepruar sipas statutit të LDK-së

arditi jam i zhgenjyer nga fjolla morina 696983b3abcc0
Lajmi i radhës

Arditi: Jam i zhgënjyer nga Fjolla Morina

Të fundit nga

ShkoLartë