shtepia e bardhe mohon raportimet se trump mund tia zbuse denimin diddyt 68f806a9de99a

Shtëpia e Bardhë mohon raportimet se Trump mund t’ia zbusë dënimin Diddyt

October 22, 2025
1 minut lexim

Shtëpia e Bardhë ka mohuar raportimet e TMZ që presidenti amerikan Donald Trump mund t’i zbusë P.Diddyt dënimin.

“Nuk ka asnjë të vërtetë në raportimin e TMZ-s, gjë që do ta kishim sqaruar me kënaqësi po të na kishin kontaktuar para se të publikonin lajmin e tyre të rremë”, thuhej në një deklaratë të administratës, raporton Page Six.

“Presidenti — dhe jo burime anonime — është vendimmarrësi përfundimtar për faljet dhe zbutjet e dënimeve”.

TMZ, në një raport të publikuar të hënën, pretendonte se kishte dëgjuar nga burime se “një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë” kishte thënë se Trump “po e shqyrton mundësinë për t’ia zbutur dënimin Diddyt që këtë javë”.

Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, nuk ka bërë zyrtarisht kërkesë për falje në Departamentin e Drejtësisë, sipas informacioneve të The Post, por përfaqësuesit e tij kanë shprehur jozyrtarisht interes për një lirim të parakohshëm, pasi ai u dënua më herët këtë muaj me katër vjet e dy muaj burg për dy akuza që lidhen me prostitucionin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ngjarjet e dates 22 tetor 68f8056f3db1f
Lajmi i mëparshëm

Ngjarjet e datës 22 tetor

klubi italian nen kontrollin e mafias camorra kontrollonte gjithcka u fut administrata gjyqesore 68f8199e07d10
Lajmi i radhës

Klubi italian nën kontrollin e mafias: Camorra kontrollonte gjithçka, u fut administrata gjyqësore

Të fundit nga

Silvinjo humbet një yll te Kombëtarja

Medon Berisha po kalonte një sezon të shkëlqyer me Leçen deri në dhjetor. Më pas pësoi një dëmtim ndaj Pizës, që prej tre muajsh e mban jashtë fushës së blertë. Rikthimi i
ShkoLartë