shtate zjarre aktive dy te lokalizuara qmk ja regjistroi gjithsej 31 zjarre ne ambient te hapur 686e20eabcabf

Shtatë zjarre aktive, dy të lokalizuara, QMK-ja regjistroi gjithsej 31 zjarre në ambient ​​të hapur

July 9, 2025
1 minut lexim

Shkup, 9 korrik – Qendra për menaxhim me kriza mëngjesin e sotëm informoi se nga ora shtatë e mëngjesit në të gjithë territorin e vendit janë shtatë zjarre aktive, ndërsa dy janë lokalizuar. Sipas informacionit nga QMK-ja, ka pasur gjithsej 31 zjarre në ambient të hapur, 22 prej të cilave janë shuar.

Aktive mbeten zjarret në fshatin Samokovë dhe midis fshatrave Creshnevë, Lokvicë dhe Sllatinë në komunën Makedonski Brod, pastaj midis fshatrave Bllacë dhe Çuçerit në komunën Çuçer Sandevë, në fshatin Lubanci në komunën Butel, në fshatin Nikoliç në komunën Dojran, si dhe zjarret nën “Solunska Glava” midis vendeve të quajtura “Burimet e Babunës” dhe “Babina dupka” dhe fshatit Krushevicë në komunën e Kavadarit.

Janë lokalizuar zjarret në fshatin Ramne në komunën e Makedonski Brodit dhe tek Deponia e qytetit në komunën e Dellçevës.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

rekord sulmesh nga rusia rreth 700 drone dhe 13 raketa hedhen mbi ukraine 686e1ddf050e1
Lajmi i mëparshëm

Rekord sulmesh nga Rusia – rreth 700 dronë dhe 13 raketa hedhen mbi Ukrainë

intervenime ne disa zona nga kru prishtina 686e24ab10968
Lajmi i radhës

Intervenime në disa zona nga KRU “Prishtina”

Të fundit nga

ShkoLartë