shtate te arrestuar per korrupsion milionesh ky eshte vendimi i prokurorise 6945aadfcf191

Shtatë të arrestuar për korrupsion milionësh, ky është vendimi i Prokurorisë

December 19, 2025
1 minut lexim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar masën e paraburgimit ndaj shtatë personave të arrestuar nën dyshimin për korrupsion.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, “ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit M.D., J.M., F.I., B.D., Sh.T., N.K. dhe G.L., duke vepruar në bashkëkryerje, nga 20.02.2023 e në vazhdimësi deri më 18.12.2025, kanë ndërmarrë veprime me qëllim përfitimi të kundërligjshëm personal”.

“Sipas Prokurorisë, M.D. dyshohet se, në emër të F.I., në kundërshtim me ligjin, ka parashtruar propozim ankesë për ndryshim të vendimit përfundimtar për shpronësimin e pronës, ndonëse ishte kaluar afati ligjor për më shumë se tetë vjet. Përkundër kësaj, i pandehuri J.M., si dhe kundërpropozuesi Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Avokatura Shtetërore, nuk e kanë kundërshtuar këtë rrethanë, por janë kujdesur që ky rast, ashtu si disa raste të tjera, të përfundojë me marrëveshje gjyqësore”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, dëmi vetëm në rastin e fundit që i është shkaktuar shtetit është mbi 220 mijë euro, ndërsa dëmi në tërësi dyshohet se arrin vlerë milionëshe.

“Në këtë mënyrë, të pandehurit, në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, dyshohet se kanë kryer veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, Marrja e ryshfetit, Dhënia e ryshfetit, Ushtrimi i ndikimit, Deklarimi i rremë”, thuhet në njoftim.

Shtatë të dyshuarit u arrestuan një ditë më herët në një aksion të Policisë me Agjencinë Kosovare për Inteligjencë, me urdhër të Prokurorisë Speciale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

spak kerkon arrestimin e ballukut pas 5 oresh diskutimesh shtyhet mbledhja e keshillit te mandateve 6945aa835c91e
Lajmi i mëparshëm

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut/ Pas 5 orësh diskutimesh, shtyhet mbledhja e Këshillit të Mandateve

princesha e kurores se norvegjise mund ti nenshtrohet transplantit te mushkerive semundja u zhvillua me shpejt nga sa kisha shpresuar 6945aaf427245
Lajmi i radhës

Princesha e kurorës së Norvegjisë mund ti nënshtrohet transplantit të mushkërive: Sëmundja u zhvillua më shpejt nga sa kisha shpresuar

Të fundit nga

ShkoLartë