shtate jete te humbura per shtate dite 68da6fe281813

Shtatë jetë të humbura për shtatë ditë

September 29, 2025
1 minut lexim

Java që lamë pas shënoi një ndër më të rëndat në muajt e fundit për Kosovën, me shtatë raste vdekjesh të ndodhura brenda shtatë ditësh. Pesë prej tyre humbën jetën në aksidente trafiku, ndërsa dy të tjerë në rrethana të tjera tragjike.

Në fshatin Zajm të Klinës, të hënën ndodhi një aksident i rëndë trafiku mes një kamioni, një kombi dhe një veture. Si pasojë, humbën jetën dy persona.

Një ditë më vonë, të martën, në fshatin Begrac të Kaçanikut, u regjistrua një tjetër aksident me pasoja fatale. 77-vjeçari, veteran i UÇK-së, ndërroi jetë nga plagët e marra pas përplasjes së dy veturave.

Të premten, ndodhi një tjetër aksident tragjik në fshatin Treboviq. Viktimë ishte 15-vjeçari.

Po atë ditë, në Suharekë, në ambientet e Fabrikës së Ballkanit, ndërroi jetë një person. Ai u godit aksidentalisht nga një pjesë metalike e një vinçi gjatë kohës sa ishte në punë. Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, ai nuk arriti të mbijetojë.

Të dielën në rrugën mes fshatrave Duhël dhe Carralevë, ndodhi një tjetër aksident me fatalitet. Një pasagjer humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Në po të njëjtën ditë, në fshatin Lybeniq të Pejës, u gjet pa shenja jete trupi i një perosni, Ai kishte rënë në një pus, dhe autoritetet dyshojnë se ngjarja ndodhi aksidentalisht.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Lajmi i mëparshëm

Agim Ademi tregon pse Hajdari zgjodhi Kosovën para Zvicrës

gjendet droge dhe nje telefon ne burgun e drenoves dyshohet se i perket te denuarit perjete laert
Lajmi i radhës

Gjendet drogë dhe një telefon në burgun e Drenovës, dyshohet se i përket të dënuarit përjetë Laert Haxhiu

Të fundit nga

ShkoLartë