shtate familje u evakuuan si pasoje e vershimeve ne fushe kosove 695f601ee76e4

Shtatë familje u evakuuan si pasojë e vërshimeve në Fushë Kosovë

January 8, 2026
1 minut lexim

Drejtori i Shërbimeve Publike në Fushë Kosovë, Izja Mjeku ka folur rreth vërshimeve që kapluan këtë komunë ditëve të fundit.

Ai ka bërë të ditur se shtatë familje janë evakuuar në komunën e Fushë Kosovës.

Pas reshjeve të dendura të shiut, gjatë mbrëmjes kanë filluar edhe reshjet e borës, për çka Mjeku thotë se ekipet e mirëmbajtjes kanë filluar menjëherë pastrimin e rrugëve.

Megjithatë, rruga kryesore “Nëna Terezë” nuk e ka pasur fatin e njëjtë.

Në emisionin “Ora Shtatë”, Mjeku tha se rruga kryesore nuk është kompetencë e tyre por e ministrisë.

Po ashtu, ai u bëri thirrje vozitësve të tregojnë kujdes në komunikacion dhe të i përshtaten shpejtësisë dhe kushteve të rrugës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

reshjet e bores perfshijne kukesin deme ne infrastrukture dhe zona te izoluara 695f5ff2b5fa4
Lajmi i mëparshëm

Reshjet e borës përfshijnë Kukësin, dëme në infrastrukturë dhe zona të izoluara

cfare planesh ushtarake ka izraeli me greqine dhe qipron 695f6033d3996
Lajmi i radhës

Çfarë planesh ushtarake ka Izraeli me Greqinë dhe Qipron?

Të fundit nga

Të shtëna me armë zjarri në Tetovë

Para disa minutash janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri gjatë një përleshjeje në Tetovë. Sipas informacioneve fillestare, të shtënat kanë ndodhur në bulevardin Ilinden, ku raportohet për një incident mes disa
ShkoLartë