shskuk pacientet nuk kane nevoje te blejne barin per parandalimin e gjakderdhjes 68a4a2939474c

ShSKUK: Pacientet nuk kanë nevojë të blejnë barin për parandalimin e gjakderdhjes

August 19, 2025
1 minut lexim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) njofton të gjitha pacientet që marrin shërbime obstetrike se nuk kanë nevojë të shqetësohen: asnjë paciente e hospitalizuar nuk detyrohet të blejë barnin që parandalon gjakderdhjen pas lindjes.

Në mungesë të produktit metilergometrinë, ShSKUK përdor oksitocinën, e cila ka të njëjtin efekt dhe mbulon të gjitha nevojat terapeutike sipas standardeve mjekësore.

Ky produkt është në dispozicion në sasi të mjaftueshme në të gjitha spitalet universitare.

Përkundër përpjekjeve për të kontraktuar metilergometrinën përmes procedurave të rregullta të prokurimit, ShSKUK nuk ka marrë oferta nga furnizuesit.

ShSKUK rikthen se oksitocina e përdorur plotësisht mbulon trajtimin mjekësor në rastet e gjakderdhjeve dhe thekson se nuk ka vend për shqetësim apo panik tek pacientet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Lajmi i mëparshëm

Kredia në rritje, Shqipëria kryeson rajonin

gjendet pa shenja jete ne makine influencerja e njohur 68a4a3bd9ad8f
Lajmi i radhës

Gjendet pa shenja jete në makinë influencerja e njohur

Të fundit nga

ShkoLartë