shskuk njofton se eshte bere funksionalizimi i pajisjeve te avancuara diagnostike ne spitalin e pergjithshem te pejes 68a2fcbadf47f

ShSKUK njofton se është bërë funksionalizimi i pajisjeve të avancuara diagnostike në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

August 18, 2025
1 minut lexim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar opinionin publik se, me përkrahjen buxhetore të ShSKUK-së, në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, janë kryer ndërhyrjet e nevojshme teknike dhe është bërë funksionalizimi i pajisjeve të avancuara diagnostike.

Rezonanca Magnetike dhe Rentgeni Digjital janë rregulluar dhe tashmë janë në dispozicion të qytetarëve të rajonit të Pejës, duke u mundësuar atyre që të marrin shërbime moderne dhe të sigurta brenda këtij institucioni shëndetësor.

“ShSKUK kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për periudhën kur këto shërbime nuk ishin në shërbim të pacientëve, për shkak të procedurave të domosdoshme të prokurimit dhe kohës që kërkojnë ato”, thuhet në njoftim.

ShSKUK thotë se mbetet e përkushtuar që përmes përkrahjes buxhetore dhe investimeve të vazhdueshme, të përmirësojë infrastrukturën dhe cilësinë e shërbimeve në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe institucionet tjera përbërëse.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

amnesty international akuzon izraelin se qellimshem po shkakton uri ne gaza 68a2fbc98a1b0
Lajmi i mëparshëm

Amnesty International akuzon Izraelin se qëllimshëm po shkakton uri në Gaza

cozman feston ditelindjen merr urim te vecante nga e dashura e tij 68a2fdd6699da
Lajmi i radhës

Cozman feston ditëlindjen, merr urim të veçantë nga e dashura e tij

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë