shskuk kerkon prioritet ne listat e pritjes dhe transparence per barnat 6931eb4f3d594

ShSKUK kërkon prioritet në listat e pritjes dhe transparencë për barnat

December 4, 2025
1 minut lexim

Bordi Drejtues i ShSKUK-së mbajti mbledhjen e 79-të, ku kryesuesja Tetore Olloni kërkoi prioritizimin e listave të pritjes dhe publikimin e rregullt të raporteve për barnat, për të siguruar qasje të qartë të qytetarëve në informacionin mbi barnat esenciale dhe gjendjen e tyre në spitale.

Kryesuesja po ashtu theksoi rëndësinë e finalizimit të rregulloreve të punës për klinikat, spitalet dhe institucionet e ShSKUK-së, me qëllim që standardet profesionale dhe administrative të jenë të njëjta në të gjitha nivelet e shërbimit.

Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Elvir Azizi, njoftoi se lista e furnizimit me barna do të publikohet nga java e ardhshme, ndërsa njësitë kanë qenë të njoftuara për stokun çdo javë. Ai prezantoi gjithashtu një raport të detajuar mbi investimet kapitale dhe zhvillimet në të gjitha njësitë spitalore dhe klinike, duke theksuar se ka pasur rritje të ndjeshme të investimeve, përfshirë pajisje të reja mjekësore dhe rinovime infrastrukturore.

ShSKUK njofton se Spitali i Gjakovës është furnizuar me instrumente kirurgjikale në vlerë 30 mijë euro, aparaturë të re si gastroskop dhe kolonoskop, dhe është aktivizuar Shërbimi i Ergometrisë. Investime po bëhen edhe në Klinikën Infektive, që pritet të renovohet tërësisht, ndërsa Drejtoresha e kësaj klinike diskutoi gjatë mbi nevojën për përmirësime.

Në kuadër të investimeve në Spitalin e Gjakovës, ShSKUK thekson se janë përfunduar 95% e punimeve për rrjetin e kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe është renovuar kuzhina, e cila pritet të inaugurohet së shpejti.

Po ashtu, në Spitalin e Ferizajt po rregullohet salla e operacionit për ortopedi dhe janë furnizuar dy C-Arm për ndërhyrje kirurgjike dhe ortopedike. ShSKUK njofton se pajisje të njëjta janë vendosur edhe në Spitalin e Prizrenit dhe Gjilanit, ndërsa pritet të sigurohet materiali me proteza për gjurin dhe kukun, me qëllim decentralizimin e shërbimit dhe uljen e listave të pritjes.

Sipas ShSKUK-së, me pajisjen e dytë të angiografit në Klinikën e Kardiologjisë, tashmë funksionojnë dy aparate, çka do të ndikojë në uljen e listave të pritjes. Investime po realizohen edhe në rinovimin e reparteve të Spitalit të Prizrenit.

“Në mbledhje të Bordit u diskutuan Udhërrëfyesit e Performancës për klinikat e QKUK-së, ku prezentë ishin drejtorët e klinikave”, thuhet në njoftim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ngjarje e rralle pas 2 viteve lufte dhe mijera te vrareve martohen 54 cifte ne gaza 6931e62614f2c
Lajmi i mëparshëm

Ngjarje e rrallë pas 2 viteve luftë dhe mijëra të vrarëve, martohen 54 çifte në Gaza

hena e plote e 5 dhjetorit sjell mbaresi dhe rritje ne karriere 6931ec713a1c2
Lajmi i radhës

Hëna e Plotë e 5 dhjetorit sjell mbarësi dhe rritje në karrierë!

Të fundit nga

Laporta reagon sërish për “rastin Negreira”

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka folur publikisht për zhvillimet e fundit rreth “rastit Negreira”, çështje që prej vitit 2023 e ka vendosur klubin katalanas nën hetim për korrupsion ndaj gjyqtarëve. Gjykata
ShkoLartë