shskuk i pergjigjet handikos it javen tjeter nis shperndarja e pajisjeve 68dfd9fd2f815

SHSKUK i përgjigjet Handikos-it: Javën tjetër nis shpërndarja e pajisjeve

October 3, 2025
1 minut lexim

Pas shqetësimit të ngritur nga shoqata Handikos për vonesat e paqartësitë që, sipas tyre, po ndodhin në procesin e shpërndarjes së pajisjeve ndihmëse për personat me aftësi të kufizuara, SHSKUK-ja ka dalë me sqarim, derisa ka bërë të ditur se në fillim të javës së ardhshme do të nisë shpërndarja e pajisjeve të para për përfituesit.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës thotë se pas kompletimit të aplikacioneve dhe vlerësimit nga komisionet përkatëse, është përgatitur plani i veprimit për furnizimin me pajisje ndihmëse për personat paraplegjikë dhe tetraplegjikë.

“Bazuar në renditjen, sipas radhës së aplikimit, në fillim të javës së ardhshme do të nisë shpërndarja e pajisjeve të para për përfituesit. Montimi i pajisjeve do të kryhet nga profesionistë të fushës përkatëse, ndërsa një pjesë e tyre do të montohen edhe në shtëpitë e përfituesve, me qëllim të garantimit të përdorimit sa më efikas dhe të sigurt të tyre”, thuhet të njoftimin e SHSKUK-së.

Sipas planit të veprimit, thotë SHSKUK-ja, të gjithë aplikuesit që kanë kaluar vlerësimin e komisionit do të pajisen me pajisjet ndihmëse dhe nuk ka nevojë të kenë shqetësime për këtë proces.

“Ndërkohë personat që nuk kanë aplikuar për përfitim të këtyre pajisjeve do të kenë mundësi që aplikimin ta bëjnë në zyrat e komisionit, në ndërtesën e ambulancave specialitike në QKUK, kati i dytë”, ka bërë të ditur SHSKUK-ja në sqarimin e tyre rreth kësaj çështjeje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i jepte informacione inteligjences izraelite arrestohet detektivi turk ne stamboll 68dfd4ca6a881
Lajmi i mëparshëm

I jepte informacione inteligjencës izraelite, arrestohet detektivi turk në Stamboll

ish perfaqesuesja e izraelit ne eurovision nuk ka te beje me politiken 68dfdb14e427a
Lajmi i radhës

Ish-përfaqësuesja e Izraelit në Eurovision: Nuk ka të bëjë me politikën!

Të fundit nga

Moti sot në Maqedoni

2 Shkup, 6 dhjetor – Sot vendi do të jetë nën ndikimin e motit të vranët në të gjithë territorin, i shoqëruar me reshje shiu. Sipas paralajmërimeve të Meteorologjisë (UHMK), reshjet do
ShkoLartë