shskuk furnizon perkohesisht repartin e hemodializes ne gjilan 690b93b03fc9b

SHSKUK furnizon përkohësisht Repartin e Hemodializës në Gjilan

November 5, 2025
min lexim

Reparti i hemodializës në Spitalin Rajonal të Gjilanit është njëri prej reparteve më të ndjeshme ku afro 50 pacientë, varen nga aparaturat dhe materiali furnizues.

Pas rrezikut real që sot shërbimet të ndërpriteshin për mungesë materiali, SHSKUK ka ndërhyrë me një furnizim të domosdoshëm.

Të lehtësuar shprehen pacientët që thonë se këtë shërbim e kanë jetik.

“Po do i blejmë, disa janë këtu. Do sene do ineksione që nuk gjinden. Qe 10 vite jam këtu. Nëse na bjen Prishtinë s’mujmë, duhet me met pa dializë. Larg është”, ka theksuar Tahir Shabani – Pacient prej 10 vitesh.

Mirëpo, sipas Drejtorit të këtij reparti, kjo zgjidhje e përkohshme nuk përbën siguri.

“Aktualisht furnIzohemi me material hargjues nga SHSKUK. Po, kemi pas probleme po vazhdimisht furnizohemi Dmth ska met asnjë pacient pa hemodializë. Sasia e mjaftueshme ka arrit për mu dializu pacientët e sodit, nesër tani ma tutje…vendosin strukTurat e SHSKUK-së. Shpresojmë me u kry kjo punë, mos me pas problem”, ka deklaruar  Afrim Bekteshi – Drejtor i repartit te Hemodializës.

E rezervuar në përgjigjen e saj është treguar SHSKUK e cila ka kërkuar mirëkuptim nga pacientët për vonesat e mundshme duke mos dhënë asnjë detaj rreth formës së furnizimit sot por as si bëhet tutje.

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, sot, gjatë orëve të paradites, ka furnizuar dhe po furnizon të gjitha spitalet e përgjithshme me material për dializë.

Nuk do të ndërpriten shërbimet për pacientët, por mund të ketë vonesa në fillim të shërbimeve, e që nuk ndikojnë në gjendjen shëndetësore të pacientëve, ndaj të cilëve kërkojmë mirëkuptim, duke i njoftuar se të gjithë do të marrin shërbimet e nevojshme mjekësore nga stafi i dializës së institucionit përkatës!

Sipas njohësve të këtij sektori, ka dy praktika që SHSKUK ndjek, edhe në rastin konkret.

“Zakonisht furnizimi po bëhet me rezerva ose donacione. Fatkeqsisht kjo s’është situatë e panjohur në shëndetësi. Zakonisht ndodhë me produkte jetike siç është dializa që është e pashmangshme për pacientët që të mos krijohen situata emergjente për interesa. Mungesa s’është e rastësishme, ndodh pikërisht për shkak të interesave financiare për produktet e hemodializës. Fatkeqsisht edhe SHSKUK po bie në grackën e këtyre interesave me apo pa qëllim nuk e di megjithatë, SHsKuK duhet treguar më e kujdesshme t’i iniciojë procedurat me kohë”, ka deklaruar Bujar Vitija – Gazetar i Shëndetësisë.

Shërbimi i hemodializës ka pasur probleme edhe në të kaluarën edhe në spitale tjera të Kosovës.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

putin nese shba rifillon testet berthamore do te veprojme edhe ne 690b92c3b12f3
Lajmi i mëparshëm

Putin: Nëse SHBA rifillon testet bërthamore, do të veprojmë edhe ne

ndryshime ne eurovision 2026 bullgaria rumania dhe moldavia rikthehen ne skenen e madhe evropiane 690b94d2a0d29
Lajmi i radhës

Ndryshime në ‘Eurovision 2026’: Bullgaria, Rumania dhe Moldavia rikthehen në skenën e madhe evropiane

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë