shrr ne burgun e fierit vellezerit mernica rrhin te burgosurin konflikti mbahet i fshehte 696a775750310

Sh*rr në burgun e Fierit/ Vëllezërit Mërnica rr*hin të burgosurin, konflikti mbahet i fshehtë

January 16, 2026
1 minut lexim

Mbrëmjen e djeshme, në burgun e Fierit, Seksioni 3, kati i 2 i Godinës së Paraburgimit, ka ndodhur një sherr mes të burgosurve.

Mësohet se vëllezërit Kiri Mërnica dhe Azgan Mërnica kanë sulmuar brutalisht një të burgosur me iniciale K.S., për arsye ende të paqarta.

Azgan Mercina, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivit të forcave speciale “Shqiponja”, Novruz Cenalia, më 13 maj 2024, si dhe vëllai i tij Kiri Mercina, i dënuar me 19 vite për vrasjen e 23-vjeçarit Florjan Selimi në vitin 2019, janë konfliktuar me të burgosurin me iniciale K.S gjatë ndërrimit të turneve të stafit dhe për këtë arsye gardianët e burgut kanë ndërhyrë me vonesë.

Deri më tani ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe po verifikohet nga autoritetet përmes kamerave të sigurisë të instaluara në godinë.

Policia dhe administrata e burgut po vijojnë hetimet për rrethanat dhe motivet e sulmit./JOQ

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

valbon limani merr mandatin si kryetari i gostivarit 696a6add2bfe2
Lajmi i mëparshëm

Valbon Limani merr mandatin si kryetari i Gostivarit

shaban sejdiu qytetar nderi i komunes se butelit 696a77b634f89
Lajmi i radhës

Shaban Sejdiu, qytetar nderi i Komunës së Butelit

Të fundit nga

ShkoLartë