shqiptaret synojne asham in a do te zevendesohet endrra per akademine shqiptare 687b4fe8259da

Shqiptarët synojnë ASHAM-in: A do të zëvendësohet ëndrra për Akademinë Shqiptare?

July 19, 2025
1 minut lexim

Shkup, 19 korrik – Në muajin prill të këtij viti, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë së Veriut shpalli konkursin për pranimin e anëtarëve të rinj të rregullt në këtë institucion më të lartë shkencor dhe artistik të vendit.

Sipas kushteve të konkursit, të drejtë aplikimi kishin shkencëtarë dhe artistë të dalluar, veprimtaria e të cilëve përfaqëson arritje të larta dhe të njohura në nivel ndërkombëtar.

Agjencia e lajmeve INA mëson se në këtë thirrje kanë konkurruar edhe disa profesorë shqiptarë nga institucionet e arsimit të lartë në vend, përfshirë Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup, Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) dhe Universitetin e Tetovës.

Procesi i përzgjedhjes pritet të kalojë nëpër disa faza vlerësimi nga trupat përkatëse të Akademisë, ndërsa emrat e përzgjedhur pritet të bëhen publik në muajt në vijim.

Tani mbetet të shihet nëse kjo thirrje do të sjellë një hapje të vërtetë të Akademisë ndaj kuadrove shqiptare, pasi përfaqësimi i tyre deri më tani ka qenë minimal. Aktualisht, ASHAM-i përbëhet nga 72 anëtarë, prej të cilëve vetëm katër janë shqiptarë.

Në Departamentin e Shkencave Shoqërore bëjnë pjesë Abdylmenaf Bexheti, rektor i Universitetit të Evropës Juglindore, dhe Izet Zeqiri, ish-rektor i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup. Në Departamentin e Shkencave Teknike është Alajdin Abazi, ndërsa në atë të Arteve bën pjesë akademiku Ali Aliu.

Me rritjen eventuale të numrit të akademikëve shqiptarë, mbetet për t’u parë nëse kjo do të shuajë përfundimisht idenë dhe iniciativën për krijimin e një Akademie Shqiptare të Shkencave dhe Arteve, projekt që më herët ishte mbështetur nga koalicioni “Vlen”. Kjo akademi, me seli të propozuar në Tetovë, synonte të krijonte një hapësirë të re për studiuesit dhe artistët shqiptarë për të zhvilluar kërkime cilësore dhe për të ruajtur trashëgiminë kulturore shqiptare në vend.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump nenshkruan projektligjin historik per kriptovalutat 687b4cdb46c95
Lajmi i mëparshëm

​Trump nënshkruan projektligjin historik për kriptovalutat

demtohet objekti i qm se ne gjakove ishte jashte funksionit per nje kohe te gjate 687b53a8320a0
Lajmi i radhës

Dëmtohet objekti i QM-së në Gjakovë, ishte jashtë funksionit për një kohë të gjatë

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë