shqiptaret po martohen gjithnje e me pak dhe po divorcohen me shume 6979e12e712ec

Shqiptarët po martohen gjithnjë e më pak dhe po divorcohen më shumë

January 28, 2026
1 minut lexim

Martesa në Shqipëri po humbet terren me shpejtësi, ndërsa divorci po shënon rekorde historike.

Sipas të dhënave më të fundit nga INSTAT dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, viti 2024 regjistroi vetëm 16.120 martesa, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë, gati përgjysmë krahasuar me fillimin e viteve ’90.

Rënia e martesave ka qenë e vazhdueshme që pas vitit 2004 dhe është përshpejtuar ndjeshëm pas vitit 2019, duke reflektuar ndryshime të thella demografike, emigracionin e të rinjve dhe hezitimin në rritje për të formalizuar lidhjet në martesë.

Në të kundërt, divorci ka ndjekur një trajektore të pandalshme rritëse.

Në vitin 2024, një në tre martesa përfundoi në divorc, ndërsa treguesi arriti në 29.8 divorce për 1.000 martesa, rekordi më i lartë i regjistruar ndonjëherë në Shqipëri. Ky nivel është disa herë më i lartë se ai i viteve ’90, kur divorci shihej si fenomen i rrallë dhe socialisht i stigmatizuar.

Sociologët dhe ekspertët e familjes e shohin këtë zhvillim si shenjë të një transformimi të thellë social, raporton JOQ.

Urbanizimi i shpejtë, presioni ekonomik, emigracioni dhe orientimi gjithnjë e më i fortë drejt mirëqenies individuale kanë ndryshuar mënyrën se si shqiptarët e konceptojnë jetën në çift.

Ndërkohë, rritja e divorceve po shton ngarkesën mbi gjykatat dhe shërbimet sociale, veçanërisht për çështjet e kujdestarisë së fëmijëve dhe ndarjes së pasurive, duke krijuar sfida të reja për institucionet dhe politikat familjare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

evropa me shkallen me te larte te pirjes se duanit ne bote ballkani kryeson me dyfish shifra me te larta nga vendet e evropes perendimore 6979e090e8faf
Lajmi i mëparshëm

Evropa me shkallën më të lartë të pirjes së duanit në botë – Ballkani kryeson me dyfish shifra më të larta nga vendet e Evropës Perëndimore

robert berisha sot ka ditelindjen kjo eshte mosha e tij 6979e26f0055b
Lajmi i radhës

Robert Berisha sot ka ditëlindjen, kjo është mosha e tij

Të fundit nga

A i duhen arkeologë Kosovës?

Trashëgimia kulturore e Kosovës përbën një nga shtyllat kryesore të identitetit historik, kulturor dhe shpirtëror të vendit. Ajo përfshin monumente arkeologjike, arkitektonike, historike dhe artistike, të cilat kërkojnë mbrojtje, studim dhe menaxhim

50 milionë euro dhe dy futbollistë

Emri i Julian Alvarez po kthehet gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes së merkatos europiane, teksa vera e ardhshme pritet të sjellë zhvillime të mëdha për të ardhmen e sulmuesit
ShkoLartë