shqiptaret ne maqedonine e veriut kerkojne respektim te gjuhes shqipe 69c06fdaeb9c5

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kërkojnë respektim të gjuhës shqipe

March 23, 2026
min lexim

Shqiptarët atje kanë reaguar pas vendimit të kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, i cili ka vendosur që njoftimet për gjobat në trafik të dërgohen vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, duke lënë jashtë gjuhën shqipe.

Partitë shqiptare u kanë bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të reagojnë ndaj çdo përpjekjeje për të minuar rendin kushtetues dhe të drejtat e fituara.

Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë reaguar ndaj vendimit të kryetarit të Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut, Darko Kostadinovski, që njoftimet për gjobat në trafik t’u dërgohen qytetarëve në maqedonisht dhe anglisht, por jo në gjuhën shqipe.

Profesori universitar Bashkim Selmani thotë se po përgatitet një peticion që do t’i dërgohet faktorit ndërkombëtar për mosrespektimin e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut.

“Kryetari i Gjykatës Kushtetuese jo vetëm që refuzoi, por shprehu edhe përbuzje individuale, gjë që na ka indinjuar shumë. Gjuha e nacionalizmit institucional është ajo që na detyron t’u drejtohemi institucioneve ndërkombëtare. Vallë, a duan këta t’i njohin gjuhët dhe realitetin, apo duan që edhe ne të mos e njohim gjuhën e tyre dhe realitetin e bashkëjetesës në Maqedoninë e Veriut?”, tha Bashkim Selmani, profesor universitar.

Selmani vlerëson se është e padrejtë që gjuha shqipe, të cilën e flasin mbi 25 për qind e popullsisë, të mos jetë gjuhë zyrtare në nivel shteti në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me serbishten në Kosovë, e cila, sipas tij, është zyrtare në gjithë territorin e Kosovës.

Gjuha shqipe në Maqedoni as që mund të krahasohet me përdorimin zyrtar të gjuhës serbe në Kosovë, sepse mekanizmi i gjuhëve të zyrtarizuara është i tillë që nuk bëhet fjalë për gjuhën shqipe. Nuk ka gjuhë shqipe në Maqedoni në nivel të plotë; ajo lidhet me përqindjen e shqiptarëve dhe me disponimin e partive politike. Juridikisht, kjo nuk qëndron. Gjuha shqipe është zyrtare aq sa lejohet nga institucionet maqedonase dhe nuk është e garantuar në mënyrë të plotë në bazën kushtetuese”, theksoi Selmani.

Partitë shqiptare në këtë vend u kanë bërë thirrje institucioneve ndërkombëtare që të ndjekin me vëmendje këto zhvillime dhe të reagojnë ndaj çdo përpjekjeje për të minuar rendin kushtetues dhe të drejtat e fituara.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mision i rrezikshem veprimtari shqiptar nga shba mbeshtet gervallen akuzon ramen per vuciqin 69c0425eb947f
Lajmi i mëparshëm

“Mision i rrezikshëm” – veprimtari shqiptar nga SHBA mbështet Gërvallën, akuzon Ramën për Vuçiqin

pse fansat e justin bieber nuk i afrohen atij kur e shohin ne publik 69c0717ab8622
Lajmi i radhës

Pse fansat e Justin Bieber nuk i afrohen atij kur e shohin në publik?

Të fundit nga

Rekordmeni Guardiola

Trajneri spanjoll Pep Guardiola ka arritur një tjetër moment historik në karrierën e tij të jashtëzakonshme, duke regjistruar titullin e 40-të si trajner. Suksesi i fundit erdhi pasi Manchester City triumfoi në
ShkoLartë