shqiptaret e duan be ne me shume se ata te kosoves serbet ne fund te pusit 6a3959737e239

​Shqiptarët e duan BE-në më shumë se ata të Kosovës, serbët në fund të “pusit”

June 22, 2026
1 minut lexim

Kosovarët nuk janë qytetarët më proevropianë të Ballkanit.

Këtë status e kanë “vëllezërit” e tyre nga Shqipëria.

Serbët, ndërkaq, mbesin në fund për sa i përket nivelit të përkrahjes për integrimin në Bashkimin Evropian.

Sipas një njoftimi që ka lëshuar Komisioni Evropian del se 92 për qind e qytetarëve të Shqipërisë mbështesin anëtarësimin në BE, duke e bërë shtetin e tyre vendin më proevropian në rajon. Pas saj renditet Kosova me 83 për qind.

Në Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinë, mbështetja për integrimin evropian mbetet mbi 60 për qind, ndërsa Serbia shënon nivelin më të ulët me vetëm 31 për qind.

Komisioni Evropian thekson se qytetarët në vendet partnere të zgjerimit vazhdojnë të shohin anëtarësimin në BE si një investim për të ardhmen, duke e lidhur atë me “forcimin e paqes dhe sigurisë, mundësi më të mëdha ekonomike dhe perspektiva më të mira për brezat e rinj”.

Anketa përfshin edhe vendet e Partneritetit Lindor, ku mbështetja për anëtarësimin në BE arrin në 71 për qind në Gjeorgji, 65 për qind në Ukrainë dhe 58 për qind në Moldavi.

Ndërkaq, në Turqi, 46 për qind e qytetarëve shprehen në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Komisioni Evropian vlerëson se zgjerimi mbetet një investim strategjik për të ardhmen e BE-së dhe se mbështetja e vazhdueshme e qytetarëve në vendet aspirante dëshmon rëndësinë e procesit të integrimit evropian. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mickoski gjate javes bisedimet perfundimtare per rikonstruimin e qeverise 6a3942ef66892
Lajmi i mëparshëm

Mickoski: Gjatë javës bisedimet përfundimtare për rikonstruimin e qeverisë

siguria ne sezonin turistik ne shqiperi 1600 police shtese bashkepunim edhe me kosoven 6a3959f076125
Lajmi i radhës

Siguria në sezonin turistik në Shqipëri: 1600 policë shtesë, bashkëpunim edhe me Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë