shqiptaret 51 dite revolte per doreheqjen e tij rama protesta arritje qe kaq shume njerez shqetesohen per flamingot 6a5e0bb01bfb9

Shqiptarët 51 ditë revoltë për dorëheqjen e tij, Rama: Protesta? Arritje që kaq shumë njerëz shqetësohen për flamingot

July 20, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama komentoi mbi ecurinë e Shqipërisë në aspektin mjedisor dhe rëndësinë e protestave qytetare.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama foli edhe në lidhje me protestat, ku e ka quajtur arritje faktin që kaq shumë persona kanë dalë në shesh të shqetësuar për mjedisin dhe flamingot.

Deklarata e tij vjen ndërsa sot mbahet protesta e 51-të, ku shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e qeverisë së tij.

“Për javë të tëra ishte krijuar përshtypja se Shqipëria ishte armike e vetes së vet. U ndanë miliona akuza e gjykime dhe për një çast u duk se zhurma triumfoi, por realiteti flet.

Indeksi i Performancës Mjedisore për vitin 2026 ka renditur Shqipërinë të parën në Ballkanin Perëndimor dhe të 26-ën në 177 vende në botë, me progresin më të madh në rajon në 10 vitet e fundit.

Ndërsa, për sa i përket zbutjes së ndryshimeve klimatike, Shqipëria mban vendin e 21-të në botë.

Kemi bërë protesta të mëdha për mjedisin, kjo, përtej çdo ekzagjerimi e manipulimi, apo instrumentalizimi politik që iu bashkëngjit protestave, është një arritje e madhe e shoqërisë. Prania e aq shumë njerëzve që shqetësohen për pyjet dhe flamingot ka ndryshuar, bashkë me Shqipërinë, edhe shoqëria. Para 10 viteve shihnim në heshtje shkatërrimin e pyjeve.

Ato na kujtojnë se zhvillimi nuk është kurrë justifikim për të harruar atë që na është besuar nga e shkuara. Nuk kemi bërë gjithçka siç duhet. Kemi gabuar dhe kemi shumë për të mësuar. Ky raport nuk është medalje, por përgjegjësi dhe kujtesë se duhet të dëgjojmë më shumë e të mbrojmë ekuilibrin mes natyrës dhe zhvillimit.

Reflektimi i premtuar për atë që na vuri para pasqyra e bulevardit të flamingove është jo vetëm i nevojshëm, por i domosdoshëm, dhe shumë shpejt do ta kemi edhe atë”, tha mes të tjerash ai.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

i akuzuari pranoi se e kanosi gucati pas seances kushdo qe fyen uck ne do te perballet me padi 6a5e0b5547298
Lajmi i mëparshëm

I akuzuari pranoi se e kanosi, Gucati pas seancës: Kushdo që fyen UÇK-në do të përballet me padi

vuciq kopjon putinin le te hapur mundesine per tu bere serish kryeminister i serbise 6a5e0c1c4da07
Lajmi i radhës

Vuçiq “kopjon” Putinin, lë të hapur mundësinë për t’u bërë sërish kryeministër i Serbisë

Të fundit nga

SHBA nis sulme të reja ndaj Iranit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një valë të re sulmesh ndaj Iranit, duke synuar, sipas Komandës Qendrore Amerikane (CENTCOM), degradimin e kapaciteteve ushtarake iraniane që përdoren për sulme ndaj anijeve
ShkoLartë