shqiprim pula kosoves i duhen automjete luftarake 68a08a1d61d51

Shqiprim Pula: Kosovës i duhen automjete luftarake

August 16, 2025
1 minut lexim

Analisti Shqiprim Pula ka falënderuar SHBA-në për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe furnizimin e FSK-së me autoblinda, duke theksuar se këto mjete janë transportuese dhe jo luftarake.

Ai tha se në të ardhmen Kosovës i nevojiten automjete sulmuese për rritjen e kapaciteteve mbrojtëse, ndërsa shtoi se partneriteti me NATO-n dhe aleatët strategjikë është jetik për sigurinë kombëtare.

Postimi i plotë:

AUTOMJETE LUFTARAKE N’A DUHEN

Së pari, e para së gjithash, duhet të jemi mirënjohës e falëmnderues ndaj ShBA-ve si aleat në mbështetje e në njohje të së drejtës për vetëvendosje politike të Shqiptarëve në Kosovë dhe si partner strategjik – vend anëtar i NATO-s, në mbështetje të kapaciteteve të ushtrisë tonë.

▪️Ushtria jonë rritë kapacitetet e saja në dy aspekte të paktën, në kapacitete të trurit ushtarak strategjik dhe kapacitete armatimesh dhe teknike logjistike.

▪️Autoblindat e ardhura janë për mbështetje logjistike të ushtrisë, si mjete të blinduara transportuese por jo luftarake, sepse nuk janë të pajisura me armatime. Mbase me këto autoblinda mund të barten armatime këmbësorie si mbështetje për operacione terreni.

▪️Në të ardhmen n’a duhen më tepër automjete luftarake – sulmuese, si rritje kapacitetesh të domosdoshme.

▪️Padyshim, kombit Shqipëtar dhe Republikave tona i duhen bashkëpunime, aleanca e partneritete, me shtete anëtare të Aleancës VeriAtlantike – NATO-s.

▪️Republikën nuk e kemi të garantuar – atë duhet mbrojtur, duke menduar menqur dhe duke u pozicionuar strategjikisht me mbrojtësit e kombit tonë.

▪️Mbështetjet ndaj nesh janë veçse përmirësim gabimesh i superfuqive të mëdha të kohës, që e kanë ndarë kombin dhe copëtuar hapësirat Shqipëtare.

🔴 Zoti e bekoftë kombin tonë.

Jetofshin gjatë aleancat e partneritetet tona.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shqiptaret e ben me vaj klubi kroat peson edhe nje goditje te rende 68a08a19de62e
Lajmi i mëparshëm

Shqiptarët e bën me vaj, klubi kroat pëson edhe një goditje të rëndë

horror ne durres 32 vjecari i dehur tenton te vrase komshiun pas sherrit mori makinen 68a08ad016985
Lajmi i radhës

Horror në Durrës! 32-vjeçari i dehur tenton të vrasë komshiun, pas sherrit mori makinën…

Të fundit nga

ShkoLartë