shqiperia ne kerkim te piloteve ushtarake kayo do te merret me trajnimin e tyre 68a4eea191552

Shqipëria në kërkim të pilotëve ushtarakë, “KAYO” do të merret me trajnimin e tyre

August 19, 2025
1 minut lexim

Shqipëria vijon t’i mbajë sytë te ushtria. Vendi synon të shtojë flotën e pilotëve të avionëve luftarakë.

Për përgatitjen e tyre është ngarkuar KAYO, shoqëria shtetërore që do të merret me prodhimin dhe tregtimin e armëve. Vendimi është botuar tashmë në Fletoren Zyrtare.

“Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i kornizës së përgjithshme të kushteve të negocimit të “KAYO” me subjekte private për sigurimin e bashkëpunimit për ngritjen e kapaciteteve për ofrimin e programeve të edukimit dhe trajnimit të pilotëve të helikopterëve e të kontrollorëve të fluturimit, në përputhje me objektivat e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes dhe të Strategjisë së Zhvillimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.”

Subjektet private mund të jenë vendase ose të huaja, të cilat përmbushin kriteret ligjore e teknike për ngritjen e kapaciteteve për ofrimin e programeve të edukimit e të trajnimit.

“Shoqëria shtetërore “KAYO” negocion çmimin e udhëhequr nga parimi i sigurimit të kushteve më të mira të kontratës, në përputhje me kërkesat operacionale dhe leverdishmërisë ekonomike. “KAYO” në çdo rast, mbetet pronar i objekteve që do të ndërtohen, në funksion të ofrimit të programeve të edukimit dhe trajnimit.”

Për trajnimin e pilotëve dhe kontrollorëve do të përdoren simulatorë fluturimi dhe helikopterë mësimorë. Gjithashtu, kompania shqiptare për prodhimin dhe tregtimin e armëve do të bashkëpunojë me shoqëri të specializuara për trajnimin e trajnerëve për programin e përgatitjes, për trajnimin e kontrollorëve të fluturimit, si dhe pilotëve ushtarakë e civilë.

“E drejta e menaxhimit e strukturave të krijuara, me qëllim ofrimin e programeve të edukimit dhe trajnimit të pilotëve të helikopterëve e të kontrollorëve të fluturimit, nuk mund të ofrohet gjatë negocimit dhe mbetet, në çdo rast, e drejtë e shoqërisë shtetërore “KAYO”.”

Për zhvillimin e programeve të trajnimit, KAYO mund t’i ofrojë subjektit privat, infrastrukturën e nevojshme të sigurisë dhe garantimin e sigurisë në të gjitha strukturat ku ofron trajnimin apo pasuri të paluajtshme.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FLAMURI I BE SE 2
Lajmi i mëparshëm

Rregulla të reja kufitare në Bashkimin Evropian

reali i falet penalltise se kylian mbappes 68a4eef3cd417
Lajmi i radhës

Reali i falet penalltisë së Kylian Mbappes

Të fundit nga

ShkoLartë