shqiperia ne flake 37 vatra 1 viktime evakuime dhe deme te medha 689d9890658b5

Shqipëria në flakë/ 37 vatra, 1 viktimë, evakuime dhe dëme të mëdha

August 14, 2025
1 minut lexim

Shqipëria vijon të përballet me një verë të vështirë teksa dhjetëra vatra zjarri kanë përfshirë territorin gjatë javëve të fundit.



Ndonëse efektivët e forcave zjarrfikëse dhe ato të Forcave të Armatosura kanë qenë në terren, situata mbetet e rrezikshme dhe dinamike për shkak të temperaturave të larta dhe erës që favorizon përhapjen e flakëve.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 37 vatra aktive zjarri në gjithë vendin, përfshirë qarqet Vlorë, Dibër, Berat, Tiranë, Gjirokastër, Elbasan, Shkodër, Kukës, Korçë dhe Lezhë.

Por DelvinaGramshi dhe Poliçani janë zonat më problematike deri më tani, ku janë kryer evakuuime masive të banorëve. Në Delvinë, flakët iu afruan qytetit duke rrezikuar depot e naftës dhe spitalit.

Mbi 600 efektivë të Forcave të Armatosura, dhjetëra mjete zjarrfikëse, punonjës të emergjencave civile, forca vullnetare, si dhe helikopterë çekë, sllovakë dhe avionë zjarrfikës Canadair janë angazhuar në një operacion të pandërprerë për shuarjen e flakëve.

Në Gramsh u shënua edhe viktima e parë këtë sezon zjarresh, ku një i moshuar humbi jetën nga asfiksimi./tvklan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

per here te pare qe nga viti 1948 ne maqedonine e veriut ka me shume gra se burra 689d96ec7ffe7
Lajmi i mëparshëm

Për herë të parë që nga viti 1948, në Maqedoninë e Veriut ka më shumë gra se burra

shteti e kerkon ish gruan e feros me urdherarrest nderkombetar 689d9bd8c14fc
Lajmi i radhës

Shteti e kërkon ish-gruan e Feros me urdhërarrest ndërkombëtar

Të fundit nga

ShkoLartë