Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se Shqipëria ka depozituar sot pranë Qeverisë së SHBA-së origjinalin e Instrumentit të Ratifikimit të “Marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes”.
Sipas njoftimit, ky hap formalizon përfundimisht angazhimin e Shqipërisë në këtë iniciativë të rëndësishme dhe përfaqëson një moment domethënës në thellimin e rolit të vendit në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Ky hap formalizon përfundimisht angazhimin tonë në këtë iniciativë të rëndësishme dhe përfaqëson një tjetër moment domethënës në thellimin e rolit të Shqipërisë në promovimin e paqes, stabilitetit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. Depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë Qeverisë së SHBA-së përmbyll procedurat kushtetuese dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë”, thuhet në njoftim.
Depozitimi i instrumentit të ratifikimit pranë Qeverisë së SHBA-së përmbyll procedurat kushtetuese të brendshme dhe i jep fuqi të plotë juridike angazhimit të ndërmarrë nga Shqipëria.
Në reagim theksohet se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj forcimit të partneriteteve strategjike dhe kontributit aktiv në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.
“Krenarë për miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në njoftim.
Burimi: botasot.info


