shqiperia mes vendeve me te zhvilluara me nismen cashless albania 2030 6936803859961

Shqipëria mes vendeve më të zhvilluara me nismën “Cashless Albania 2030”

December 8, 2025
1 minut lexim

Shqipëria pozicionohet mes vendeve më të zhvilluara që kanë adoptuar modelet më të avancuara të pagesave pa para fizike (cash), me nisjen e nismës “Cashless Albania 2030”.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se transformimi ekonomik dhe digjital i vendit, që pritet të nisë në fillim të vitit 2026, mbështetet në tri shtylla kryesore: rritjen e përdorimit të pagesave elektronike, uljen graduale të transaksioneve me para në dorë dhe modernizimin e infrastrukturës financiare për të nxitur një ekonomi më formale, transparente dhe konkurruese.

Modeli që synon të ndjekë Shqipëria është i ngjashëm me praktikat e vendeve më të përparuara në botë në këtë fushë.

Suedia konsiderohet shembulli më i avancuar i ekonomisë “cashless”, me vetëm 1% të transaksioneve që realizohen me para fizike. Norvegjia është një tjetër vend europian ku përdorimi i cash-it është në nivelet më të ulëta, ndërsa bankat kanë reduktuar ndjeshëm shërbimet me para në dorë.

Në Azi, Singapori është ndër modelet më të suksesshme, me një ekosistem të konsoliduar të pagesave të menjëhershme dhe përdorim të gjerë të QR-kodit të unifikuar kombëtar.

Ndërsa Holanda dhe Danimarka në Europë kanë standardizuar pagesat digjitale, duke i bërë ato dominueset kryesore në transaksionet e përditshme.

Sipas ministres Ibrahimaj, “Cashless Albania 2030” do të vendosë Shqipërinë në të njëjtën linjë zhvillimi me këto vende, përmes politikave që synojnë të lehtësojnë shërbimet financiare, të rrisin sigurinë dhe të luftojnë ekonominë informale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cfare duhet te dije femija para se te mbetet vetem ne shtepi dhe kur eshte vertet gati sipas eksperteve 69366d920fe72
Lajmi i mëparshëm

Çfarë duhet të dijë fëmija para se të mbetet vetëm në shtëpi – dhe kur është vërtet gati, sipas ekspertëve

rufki suma ne listen e lvv se 693680a1d77f6
Lajmi i radhës

Rufki Suma në listën e LVV-së

Të fundit nga

ShkoLartë