Shqipëria po merr gjithnjë e më shumë vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Së fundmi, prestigjiozja kanadeze “The Star” ka renditur plazhin e Dhërmiut mes gjashtë plazheve më të veçanta të Europës, ku turistët mund të gjejnë freski në ditët përvëluese të verës.
Në artikullin e botuar, riviera shqiptare përshkruhet si një alternativë e re ndaj bregdeteve të mbipopulluara të Kroacisë dhe Greqisë. Dhërmiu, me rreth 1.6 kilometra shtrirje rërë të bardhë, gjire të fshehura shkëmbore dhe atmosferën festive që sjellin festivalet muzikore ndërkombëtare, është kthyer në një magnet për turistët.
“The Star” thekson gjithashtu aktivitetet sportive që ofron zona, te pamjet spektakolare të detit Jon dhe maleve Akrokeraune që ngrihen mbi bregdet, e kompletojnë këtë eksperiencë të rrallë.
Në listën e “The Star” janë përfshirë edhe destinacionet e njohura europiane si plazhi Golden Horn në Kroaci dhe duna gjigante e rërës Dune du Pilat në Francë.
Por fakti që Shqipëria renditet përkrah destinacioneve të konsoliduara të kontinentit është një tjetër dëshmi se riviera shqiptare po kthehet në një prej pikave më tërheqëse të turizmit europian.
Burimi: botasot.info


