shqiperia marreveshje me kompanine energjetike italiane ibrahimaj zbulon detajet 6a3aab82dcc5d

Shqipëria marrëveshje me kompaninë energjetike italiane, Ibrahimaj zbulon detajet

June 23, 2026
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me Eni S.p.A. për studimin e fizibilitetit të krijimit të kapaciteteve kombëtare për furnizimin dhe magazinimin e produkteve të naftës dhe gazit, në funksion të sigurisë së furnizimit, zhvillimit ekonomik dhe rritjes së rolit të Shqipërisë në rajon.

Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, tha se kjo marrëveshje lidhet me zhvillimin ekonomik sepse furnizimi i sigurt me naftë dhe energji elektrike nënkupton siguri për produktin e çmimet.

“Ambicia jonë është që të krijjmë ekselencë në këtë treg dhe kjo ka nevojë për studim të thelluar, të dhëna që duhet të jenë të bauzara në fakte dhe analiza të ekspertëve të kësaj fushe.

Ne do të bëjmë velrësime të plota teknike, ligjore e financiare që në harkun kohor të 3 muajve të kemi një ide dhe plan biznesi të strukturuar për një kompani të strukturuar që u përgjigjet nevojave të tregut të brendshëm.

Krijimi i kësaj kompanie është me synimin për ta kthyer shtetin në fitimprurës. Duam të krijojmë kompani shtetërore që përdorin kapacitetet shtetërore dhe rrisin të ardhurat në ekonomi”, tha ministrja.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

gjyqtari maxhuni si anetar i kgjk se do ti perkrahi vendimet qe sigurojne se gjykatat te jene te drejta 6a3aaaf2709ef
Lajmi i mëparshëm

Gjyqtari Maxhuni: Si anëtar i KGjK-së do t’i përkrahi vendimet që sigurojnë se gjykatat të jenë të drejta

libani kerkon terheqje te plote te forcave izraelite nga jugu presidenti aoun e lidh sovranitetin me fundin e pranise se huaj 6a3aabd0cffad
Lajmi i radhës

Libani kërkon tërheqje të plotë të forcave izraelite nga jugu/ Presidenti Aoun e lidh sovranitetin me fundin e pranisë së huaj

Të fundit nga

ShkoLartë