shqiperi rekord pagesash me euro ne korrik 68a75f93cf3a1

Shqipëri/ Rekord pagesash me euro në korrik

August 21, 2025
1 minut lexim

Paqëndrueshmëria e kursit të këmbimit në raport me monedhën tonë kombëtare nuk e ka stepur përdorimin e gjerë që po njeh monedha europiane në pagesat përmes sistemeve bankare. Kjo konfirmohet nga shifrat e Bankës së Shqipërisë, e cila raporton se deri në fund të muajit korrik, transaksionet në monedhën euro pësuan rritje me rreth 22.7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.



Rritja e numrit të transaksioneve është shoqëruar edhe me rritje të vlerës së pagesave të kryera në euro. Më konkretisht, në 7 muajt e parë të këtij viti janë kryer transaksione që përllogariten në vlerën e 3.5 miliardë eurove, nga të cilat 556.4 milionë vetëm në muajin korrik.

Ekspertët e ekonomisë e lidhin këtë prirje me rritjen e ndjeshme të numrit të turistëve të huaj, që sjellin në treg kërkesë më të madhe për shërbime dhe produkte të paguara në euro. Por, sipas tyre, përdorimi i gjerë i euros është tashmë një fenomen i konsoliduar në ekonomi, sidomos në blerje të mëdha, pagesa shërbimesh dhe transaksione të përditshme, duke reflektuar gjithnjë e më shumë ndikimin e integrimit të tregut vendas me atë europian.

Tv Klan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shtate zjarre aktive ne vend 68a75df58870f
Lajmi i mëparshëm

Shtatë zjarre aktive në vend

reuters ja 3 kushtet e putinit per paqen ne ukraine nese kievi i refuzon 68a760c381702
Lajmi i radhës

Reuters: Ja 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë! Nëse Kievi i refuzon …

Të fundit nga

ShkoLartë