shqipe hysenaj iu ben thirrje fansave te ndalojne postimet per te dhe blerandon 68c3f351ef3eb

Shqipe Hysenaj iu bën thirrje fansave të ndalojnë postimet për të dhe Blerandon

September 12, 2025
1 minut lexim

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Shqipe Hysenaj, ka reaguar së fundmi në rrjetin social X, duke iu drejtuar direkt ndjekësve që ende shprehin interes për një lidhje të mundshme mes saj dhe Blerandos.

Në postim, Shqipja theksoi se nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë lidhje me personat me të cilët po përflitet në rrjet, duke shtuar se kjo situatë ka kaluar kufijtë e nevojshëm.

Ajo kërkoi që të ndalet kjo formë spekulimi, duke qenë e qartë se pas eksperiencës në Big Brother nuk dëshiron të lidhet me emra me të cilët nuk ka asgjë të përbashkët.

“O zemër, a ka mundësi mos më bëni bashkë me njerëz që nuk kam pasur kurrë asnjë lidhje dhe s’do të kem kurrë, sepse po bëhet e tepërt tani”, u shpreh ajo.

Tutje shtoi: “Besoj kam qenë mjaft e qartë pas Bigut. Bëjini stop këtyre postimeve”.

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK2, Shqipja dhe Blerando ishin të afërt, duke lënë hapësirë dyshimeve se mund të ekzistonte diçka mes tyre.

Sidoqoftë, pas daljes, ata ndërprenë çdo kontakt dhe madje nuk ndjekin më njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke i dhënë fund çdo hamendësimi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

behen bashke kandidatet per kryetar te vushtrrise 68c3f22e1349e
Lajmi i mëparshëm

Bëhen bashkë kandidatët për kryetar të Vushtrrisë

ne qeline e vasevit jane gjetur tre celulare ai pretendon se nuk jane te tij 68c40492ac984
Lajmi i radhës

Në qelinë e Vasevit janë gjetur tre celularë, ai pretendon se nuk janë të tij

Të fundit nga

ShkoLartë