Volodymir Zelensky pohoi se plani i ri për t’i dhënë fund luftës mund të ngrijë luftimet në vijën e frontit, e të lejojë njëkohësisht krijimin e zonave të çmilitarizuara.
Sipas kreut të shtetit ukrainas plani 20-pikësh i rënë dakord me SHBA-në është ende nën shqyrtim të Kremlinit, edhe pse Rusia nuk ka gjasa të heqë dorë nga kërkesat territoriale.
Megjithatë, mes shpresave për një paqe krishtlindjesh, duket se Kievi ka arritur të largohet nga plani origjinal me 28 pika – i cili favorizonte shumë Moskën e kërkonte nga Ukrainë të tërhiqej nga 20 përqind e rajonit të Donetskut që aktualisht kontrollon. Zelensky sqaroi për gazetarët se plani i ri, përveç dokumentit bazë, ka edhe shtesa të veçanta për fusha specifike.
Sipas tij draft i përshkruar si një dokument politik mes Ukrainës, SHBA-së, Evropës dhe Rusisë, parashikon që sovraniteti i Ukrainës të mos jetë për diskutim; dikton një pakt mos-agresioni me Rusinë plus monitorim përgjatë vijës së frontit; përfshin garancitë e sigurisë si çështja kryesore; lejon Forcat e Armatosura të Ukrainës – 800 mijë trupa në kohë paqeje.
SHBA, NATO dhe Europa ofrojnë garanci sigurie të modeluara sipas Nenit 5. Çdo pushtim i ri rus do të shkaktojë një përgjigje ushtarake dhe rikthim të sanksioneve; Anëtarësimi i Ukrainës në BE — me një datë të caktuar, jo “diku në të ardhmen”; po kështu parashikohen fonde rindërtimi që arrijnë 800 miliardë dollarë; statusi jo-bërthamor i Ukrainës dhe s ai takon centralit Bërthamor i Zaporizhzhias – pa kompromis.
SHBA propozon menaxhim trepalësh; Ukraina ofron modelin 50–50 me amerikanët; Territoret mbetet – pika më e vështirë me Rusinë e cila kërkon që Ukraina të tërhiqet nga rajoni i Donetskut; SHBA propozon një kompromis – një zonë e lirë ekonomike.
Top Channel
Burimi: top channel


