shpirt me vrau msakrimi me thike i keli hoxhes gruaja rrefen ngjarjen vajza i tha babi a mund ta prek pak kalin 6909c956cd0e4

“Shpirt, më vrau”- M*sakrimi me thikë i Keli Hoxhës, gruaja rrëfen ngjarjen: Vajza i tha “Babi, a mund ta prek pak kalin”!

November 4, 2025
min lexim

Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Haxhisë, i cili u masakrua me thikë më 28 Tetor në Kalanë e Beratit ku kishte shkuar si turist, ka rrëfyer dinamikën e krimit dhe përplasjen e viktimës me autorin e krimit, 63-vjeçarin Kristo Mema (alias Kontandin Oxhaj).

Mesazhi:

Përshëndetje zoti Fevziu,

Unë jam Vjola Haxhia, bashkëshortja e Keli Hoxhës që u vra të martën në Berat. Fillimisht doja t’ju falënderoja shumë për çështjen që e keni trajtuar dhe kohën që i keni kushtuar ngjarjes sonë.

Ne familjarisht kemi 14 vite që jetojmë në Britaninë e Madhe. Kishim ardhur në Shqipëri për pushime dhe një nga destinacionet tona ishte vizita në kalanë e Beratit, për t’u mësuar edhe fëmijëve më shumë nga historia shqiptare.

Ne vizituam kalanë me familjen time dhe nënën e bashkëshortit. Diku nga qendra e kalasë ishte një kalë i lidhur në shtyllë, që vajza ime 8-vjeçare Sevia e pa dhe i tha babait të saj:
“A mund t’i afrohem ta prek kalin?”
Theksoj që në atë moment kali ishte vetëm, nuk kishte të zotin aty.

Keli bashkë me vajzën u afruan ta preknin kalin nga gusha. Në atë moment u shfaq pronari i kalit, duke ulëritur direkt që të mos ta preknin kalin sepse acarohej. Burri im i tha: “Mos u shqetëso, sepse unë jam rritur në fshat ku kisha edhe kalë dhe di si ta trajtoj.”

Ai filloi të debatonte me bashkëshortin tim në një gjuhë shumë vulgare. Bashkëshorti im i tha: “Je në moshën e gjyshit tim dhe nuk po merrem të debatoj me ty.”
Theksoj se në ato momente Keli ishte dorë për dore me vajzën. I ktheu shpinën dhe u nis të vinte nga ne. Në atë moment ai e pështyu nga mbrapa burrin tim tre herë dhe e ofendoi nga familja. Burri im u kthye dhe iu afrua, por në sekondë u kthye nga unë dhe, me dorën në bark, më tha: “Shpirt, njofto ambulancën se më vrau me thikë”, dhe ra në tokë i mbuluar me gjak.

Aty kishte mbi 100 turistë që po shikonin dhe mund të ketë mjaftueshëm dëshmitarë për ta konfirmuar. Kam lexuar në disa media që u vra sepse nuk bëri pagesën. E kundërshtoj rreptësisht një lajm të tillë, sepse nuk bëri asnjë foto.

Pse mediat nuk flasin, apo shteti nuk interesohet si janë fëmijët e mi? Që janë në shok, që mund të më ishte vrarë edhe fëmija me thikë në ato momente?
Fëmijët janë në gjendje shoku. Nuk flenë, nuk hanë, nuk flasin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vega group e serbise hyri ne tregun farmaceutik ne maqedonine e veriut 6909c7f52bd33
Lajmi i mëparshëm

Vega Group e Serbisë hyri në tregun farmaceutik në Maqedoninë e Veriut?

ten hag mund te kthehet ne premier league 6909c9b498547
Lajmi i radhës

Ten Hag mund të kthehet në Premier League

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë