shpifjet dhe lajmet e rreme sejdiu paralajmeron padi te re 68a5e247db84f

“Shpifjet” dhe lajmet e rreme – Sejdiu paralajmëron padi të re

August 20, 2025
1 minut lexim

Shkup, 20 gusht – Kryetari i Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, ka paralajmëruar një padi të re penale për shpifje ndaj portaleve të cilat, sipas tij, merren me të pavërteta, rapoton gjurme.info

Në një shkrim publik, Sejdiu ka thënë se sot do të dorëzojë një padi të re penale për shpifje, për lajme që, sipas tij, kanë për qëllim prishjen e imazhit të tij në kohë zgjedhjesh.

Ai shton se gjithmonë, e vërteta është më e fortë se shpifja.

Reagimi i plotë:

Nuk deshta të merrem, por jam betuar se do ta luftoj çdo të pavërtetë, për hirë të qytetarëve të mi.Para një jave ngrita padi për shpifje ndaj një portali, i cili temat e ditës i shndërron në “shërbime me porosi”, duke trilluar sikur Komuna e Zhelinës ka shitur tokë shtetërore, edhe atë: “për interesa personale”.Sot (20.08.2025) po e bëj hapin e radhës, padi tjetër për shpifje. Kësaj radhe kinse Komunës së Zhelinës i është ndërprerë rryma elektrike. Një trillim i pastër, i fabrikuar qëllimisht për të dëmtuar imazhin tim, për një defekt me rrymën elektrike të një zyre – atë të Librave Amë në Zhelinë – e cila nuk është as kompetencë e komunës sonë.Gazetaria e vërtetë është e shenjtë, por ç’është kjo që po praktikohet? Kjo nuk është gazetari, por shpifje me pagesë. Tentativë për të njollosur punën time dhe për të mashtruar qytetarët me lajme të rreme.
E vërteta është më e fortë se çdo shpifje. Ndaj, çdo herë që dikush guxon të sajojë, të trillojë apo të më ngarkojë me diçka që nuk më takon, do të përballet me drejtësinë.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bekim sali banoret e cairit meritojne tretman te drejte 68a5dd3781b0b
Lajmi i mëparshëm

Bekim Sali: Banorët e Çairit meritojnë tretman të drejtë

nga rinisja e protestave te aksioni i perbashket politik pd pl noka dhe blushi takim 2 oresh ne seline blu zbulohet diskutimi 68a5ebb75b8be
Lajmi i radhës

Nga rinisja e protestave te aksioni i përbashkët politik PD-PL/ Noka dhe Blushi takim 2-orësh në selinë blu, zbulohet diskutimi

Të fundit nga

ShkoLartë