shpetuan shqiperine nga nje kriminel mal berisha me reagim te forte per te riun kampion te arrestuar nga policia 6ad7927d693a6

“Shpëtuan Shqipërinë nga një ‘kriminel’!”/ Mal Berisha me reagim të fortë për të riun kampion, të arrestuar nga policia

October 20, 2026
1 minut lexim

Protestat kanë “kapluar” prej ditësh kryeqytetin, teksa qytetarët janë të vendosur dhe kërkojnë largimin e qeverisë Rama. Të shumta kanë qënë edhe shoqërimet dhe arrestimet, në këtë periudhë, nga Policia e Shtetit.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe historiani Mal Berisha, përmend rastin e Roeltit, i cili u konsiderua “kriminel”, edhe pse në të vërtetë është student i Universitetit të Arteve, në degën e dirigjimit dhe gjithashtu, anëtar i ekipit të basketbollit GOGA, kampion i Shqipërisë.

Postimi:

Nga ekrani i televizorit, syri më kapi një “kriminel” të cilin policia e arrestoi dhe e “shpëtoi” Shqipërinë nga një person kaq i “rrezikshëm”!

Ai është Roelti, student i Universitetit të Arteve, në degën e dirigjimit.

Në moshën 11-vjeçare, ai zuri vendin e dytë në MasterChef për të rinjtë shqiptarë.

Fitues i disa çmimeve ndërkombëtare në piano.

Anëtar i ekipit të basketbollit GOGA, kampion i Shqipërisë.

Na ruaj, o Zot, nga ky “kriminel”!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nderrimi i foshnjes ne spitalin amerikan vita rasti u trajtua me urgjence qytetaret te raportojne shkeljet 6ad79222c57d4
Lajmi i mëparshëm

Ndërrimi i foshnjës në Spitalin Amerikan, Vita: Rasti u trajtua me urgjencë, qytetarët të raportojnë shkeljet

britania po dergon avione ushtarake per te mbrojtur arabine saudite nga sulmet e houthive 6ad7928131b0a
Lajmi i radhës

Britania po dërgon avionë ushtarakë për të mbrojtur Arabinë Saudite nga sulmet e Houthive

Të fundit nga

ShkoLartë