shpetoi viktima pas permbytjeve qeni leo nderohet si me i miri i vitit ne nepal video 6af8f880b587b

Shpëtoi viktima pas përmbytjeve, qeni Leo nderohet si më i miri i vitit në Nepal /VIDEO

November 15, 2026
1 minut lexim

Një traditë e veçantë është shënuar në Kathmandu të Nepalit, ku qentë janë nderuar me kurora lulesh, petale dhe medalje, në kuadër të festivalit tradicional hindu “Kukur Tihar”.

Gjatë ceremonisë, qentë policorë janë nderuar për besnikërinë dhe kontributin e tyre në sigurinë publike. Ata kanë demonstruar edhe aftësitë e tyre në ushtrime të ndryshme, nën drejtimin e policëve që kujdesen për ta.

Vëmendjen kryesore e mori qeni Labrador, Leo, i cili u shpall qeni policor më i mirë i vitit. Ai u vlerësua për ndihmën në operacionet e kërkim-shpëtimit pas përmbytjeve në Nepal, ku ndihmoi në gjetjen e viktimave dhe mbetjeve mortore.

Festivali „Kukur Tihar“ i kushtohet qenve, të cilët në këtë traditë nderohen për besnikërinë dhe lidhjen e veçantë me njerëzit.

Foto: Getty Images

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aksidenti ne shqiperi mes viktimave edhe nje tetovare video 6af8f7970b401
Lajmi i mëparshëm

Aksidenti në Shqipëri, mes viktimave edhe një tetovare /VIDEO

trump xi dhe putin ulen per here te pare ne nje tryeze takim historik ne kine me 19 nentor 6af8f8b7a50b2
Lajmi i radhës

Trump, Xi dhe Putin ulen për herë të parë në një tryezë: Takim historik në Kinë më 19 nëntor

Të fundit nga

ShkoLartë