shpetoi nga mbytja dy femije ne velipoje por perfundoi ne koma nderron jete punonjesi i ossh 68ee1aeb06afa

Shpëtoi nga mbytja dy fëmijë në Velipojë, por përfundoi në koma, ndërron jetë punonjësi i OSSH

October 14, 2025
1 minut lexim

Ka ndërruar jetë pas tre muajsh heroi Arjan Kraja, i cili shpëtoi nga mbytja në Velipojë dy fëmijë të mitur.

Prej afro tre muajsh ai ndodhej në koma, si pasojë e një ishemie, të shkaktuar pas shpëtimit mrekullisht të fëmijëve.

I ndjeri ishte punonjës i OSSH, teksa këta të fundit kanë reaguar pas lajmit të hidhur:

”Me keqardhje të thellë Ekipi i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes OSSH, ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut të dashur, Arjan Kraja.

Gjatë viteve të tij në detyrë si shef grup, Arjani u dallua për përkushtimin profesional, ndershmërinë në punë, si dhe mirësinë e tij njerëzore, që e bënte të respektuar e të dashur nga të gjithë kolegët.

Në këto momente të dhimbshme, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij”.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

joseph kosova dhe serbia ne nato trump mund te arrije fitore historike 68ee1a4065769
Lajmi i mëparshëm

Joseph: Kosova dhe Serbia në NATO, Trump mund të arrijë fitore historike

samsung prezanton promocionin dual screen dyfishoni argetimin me blerjen e nje televizori samsung 68ee1b10d43e4
Lajmi i radhës

Samsung prezanton promocionin “Dual Screen”: Dyfishoni argëtimin me blerjen e një televizori Samsung

Të fundit nga

ShkoLartë