shpeto veten dhe njofto policine djali msakroi babain nena e 25 vjecarit rrefen fjalet e fundit te bashkeshortit 690dd9f5b6418

“Shpëto veten dhe njofto policinë”- Djali m*sakroi babain, nëna e 25-vjeçarit rrëfen fjalët e fundit të bashkëshortit

November 7, 2025
1 minut lexim

Nëna e Marjan Kodhelit ka rrëfyer momentin kur 25-vjeçari masakroi me thikë babain e tij.

“Jam shumë e tronditur, kam parë tmerr me sy. Unë ia hoqa thikën nga dora, isha jashtë dhe kur hyra brenda po përlesheshin. Nuk kanë pasur zënka, djali ishte kthyer nga emigracioni nga data 22 qershor.

Nga data 15 shtator, u mbyll në vetvete, fjalët i nxirrte si me zor. E dërgova tek doktoresha i thashë “djali është bërë keq, pi dy cigare përnjëherë”, na tha dërgojeni tek neurologu. Kur i ati i tha që do të dërgojmë për vizitë tek neurologu e përjetoi keq, iku tek shtëpia e motrës.

Kur vdiq gjyshja e tij, u ngri më keq. Djali nuk ka punuar pas kthimit nga emigrimi, burri i tha “nëse do me punuar për vete, se babi nuk do lekë”.

Djali ka qëndruar 6 vite në emigracion. Nuk e di nga erdhi, djali ka bërë një shkrim, që e dorëzova.

Unë sa kam dalë në cep të oborrit, maximum 10 metra, nuk kam dëgjuar zhurma e zëra derisa mbërrita tek dritarja burri më thirri “shpëto veten dhe njofto policinë”. Hyra tek dhoma, pashë djalin që po e godiste me thikë, ia kapa thikën, e nxorra jashtë, mbylla derën dhe dritaren me çels, ktheva burrin por ishte i mbuluar me gjak. Djali iku dhe nuk u kthye më, unë jam nëna e vet, s’jam njerka, se më kanë bërë njerëkn e djalit.

Djali iu është dorëzuar vetë policisë, ka hyrë vetë në makinë, më pas i kanë vendosur prangat, i kanë dhënë edhe ujë. Komshia atje tha se djali ka dalë vetë nga dera e banesës së motrës sime. Ky ka pasur çelësin, se motra nuk jeton këtu.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

strategjite psikologjike kunder stresit si te perdorim aftesite tona perballuese 690dc75244482
Lajmi i mëparshëm

Strategjitë psikologjike kundër stresit, si të përdorim aftësitë tona përballuese

dy emra qe i frikesojne serbet shqiptaret e kane mendjen diku tjeter 690dda53443c2
Lajmi i radhës

Dy emra që i frikësojnë serbët, shqiptarët e kanë mendjen diku tjetër

Të fundit nga

ShkoLartë