shperthimi i nje ndertese ne verona humbin jeten 3 karabiniere 68ee1b5348967

Shpërthimi i një ndërtese në Verona, humbin jetën 3 karabinierë

October 14, 2025
1 minut lexim

Tre karabinierë kanë humbur jetën dhe 15 persona janë plagosur, përfshirë ushtarakë dhe policë, pas një shpërthimi të fuqishëm në një ndërtesë dykatëshe në Castel D’Azzano, në provincën e Veronës.

Forcat e rendit ndodheshin në vendngjarje për të bërë shpërnguljen e banorëve, kur ndodhi shpërthimi shkatërrues që rrëzoi të gjithë ndërtesën, duke zënë poshtë pjesëtarë të forcave të sigurisë.

11 karabinierë janë dërguar me urgjencë në spitale, në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Po ashtu, 4 agjentë të njësive speciale të policisë dhe 7 zjarrfikës kanë pësuar lëndime dhe janë nën kujdes mjekësor.

Në vendngjarje janë angazhuar 25 njësi shpëtimi, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

samsung prezanton promocionin dual screen dyfishoni argetimin me blerjen e nje televizori samsung 68ee1b10d43e4
Lajmi i mëparshëm

Samsung prezanton promocionin “Dual Screen”: Dyfishoni argëtimin me blerjen e një televizori Samsung

kater palestineze vriten ne gaza nje dite pas lirimit te 20 pengjeve izraelite hamas u shkel marreveshja e armepushimit 68ee1d4037011
Lajmi i radhës

Katër palestinezë vriten në Gaza, një ditë pas lirimit të 20 pengjeve izraelitë. Hamas: U shkel marrëveshja e armëpushimit

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë