shperthim tritoli ne nje banese ne fushe kuqe dyshohet se shenjestra ishte ish banori i bbv se jozefin marku 68ae2914e0b58

Shpërthim tritoli në një banesë në Fushë Kuqe, dyshohet se shënjestra ishte ish-banori i BBV-së, Jozefin Marku

August 26, 2025
1 minut lexim

Një shpërthim tritoli është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Sipas burimeve, dyshohet se në shënjestër ka qenë banesa e Jozefin Markut, ish-banorit të Big Brother Vip, i njohur për një incident gjatë spektaklit ku goditi me shuplakë një tjetër konkurrent, me nofkën Gjesti.

Dyshohet se autorët mund të kenë ngatërruar derën dhe kanë vendosur lëndën plasëse pranë portës së fqinjit. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar. Jozefini nuk është pyetur nga policia, pasi nuk është gjendur në banesë në momentin e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

“Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe.

Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D., alias M. B., në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

RRUGE URA 2
Lajmi i mëparshëm

Qeveria e RMV-së miraton grantin prej 3.7 milionë euro për vazhdimin e ndërtimit të korridorit 8 me Bullgarinë

mourinho kam pak alternativa nuk mund te befasoj askend 68ae29755ed9e
Lajmi i radhës

Mourinho: Kam pak alternativa, nuk mund të befasoj askënd

Të fundit nga

ShkoLartë