shperthim me lende plasese ne deren e nje lokali 6abcbf7007aed

Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali

September 30, 2026
1 minut lexim

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse është shënuar ne orët e para të mëngjesit të sotëm në Fllakë të Durrësit.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 5 të mëngjesit, në derën e një lokali në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Policia po punon per zbardhjen e plote te rrethanave te ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nje muaj paraburgim per nente te dyshuarit per krime lufte ne zubin potok 6abcbef2a085f
Lajmi i mëparshëm

Një muaj paraburgim për nëntë të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok

avioni drejt tel avivit devijohet papritur aktivizohet sinjali i rrembimit netanyahu ne alarm 6abcbfd1a0265
Lajmi i radhës

Avioni drejt Tel Avivit devijohet papritur, aktivizohet sinjali i rrëmbimit: Netanyahu në alarm

Të fundit nga

ShkoLartë