shperthim i fuqishem ne monako ne shenjester familja e oligarkut ukrainas 6a437066a94ea

Shpërthim i fuqishëm në Monako, në shënjestër familja e oligarkut ukrainas

June 30, 2026
min lexim

Një shpërthimi është regjistruar në qendër të Principatës së Monakos. Një shpërthim i fuqishëm tronditi qytetin në mbrëmje, pak para orës 21:00, vetëm pak metra larg kufirit me Francën. Bilanci paraprak është tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje shumë të rëndë. Të gjithë janë pjesëtarë të së njëjtës familje dhe të gjithë shtetas ukrainas.



Ka shumë të ngjarë që të bëhet fjalë për një atentat“, deklaroi ministri i Shtetit, Christophe Mirmand. Mes viktimave ndodhet edhe Vadym Ermolaev, oligark ukrainas 58-vjeçar dhe një nga njerëzit më të pasur të vendit, në krye të një perandorie biznesi që shtrihet në sektorin e pasurive të paluajtshme, industrisë dhe bujqësisë. Në vitin 2019 ai hoqi dorë nga shtetësia ukrainase dhe mori atë qipriote.

Sipas rindërtimeve të para, Ermolaev mbeti i plagosur rëndë së bashku me bashkëshorten dhe djalin e tij 13-vjeçar, çka ka ngritur dyshimet se pikërisht familja e tyre mund të ketë qenë objektivi i sulmit. Megjithatë, autoritetet nuk përjashtojnë asnjë pistë hetimi dhe po përpiqen të përcaktojnë nëse objektiv ishte vërtet familja ukrainase apo persona të tjerë që ndodheshin në ndërtesë në momentin e shpërthimit.

Pamjet e kamerave të sigurisë përbëjnë aktualisht një nga elementët kyç të hetimit. Një burrë është filmuar duke lënë një çantë shpine përpara ndërtesës dhe më pas duke u larguar me shpejtësi në këmbë në drejtim të Beausoleil, në anën franceze të kufirit. Pak çaste më vonë ndodhi shpërthimi.

Shpërthimi ndodhi në Rue Révérend Père Louis Frolla, një rrugë rezidenciale. Aktualisht, burri dhe gruaja ndodhen të shtruar në spital në gjendje kritike, ndërsa djali 13-vjeçar ka pësuar lëndime serioze, por nuk raportohet të jetë në rrezik për jetën.

Sipas ministrit Mirmand, mjeti shpërthyes ishte përgatitur me bulona dhe fragmente metalike për të rritur fuqinë shkatërruese. Ndërkohë, hetuesit vijojnë punën për të rindërtuar me saktësi dinamikën e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin.

Në vendin e shpërthimit ndërhynë ekspertët xhenierë dhe policia gjyqësore e Principatës, ndërsa xhandarmëria forcoi kontrollet në pikat kufitare me Francën, veçanërisht në zonën e La Turbie, në përpjekje për të lokalizuar të dyshuarin e filmuar nga kamerat e sigurisë.

“Sa di unë, është hera e parë që Monako përballet me një ngjarje të tillë”, deklaroi prokurori Stéphane Thibault, duke nënvizuar karakterin e jashtëzakonshëm të asaj që ndodhi.

Atentati shkaktoi reagime të menjëhershme edhe përtej kufijve të Monakos. Kryetari i Bashkisë së Nicës, Christian Estrosi, shprehu tronditjen e tij në rrjetet sociale, duke e cilësuar ngjarjen një “tragjedi” dhe duke shprehur solidaritet me viktimat, familjet e tyre dhe popullin e Principatës.

Mesazhe solidariteti mbërritën edhe nga presidenti i Këshillit Departamental të Alpes-Maritimes, Charles Ange Ginésy, i cili shprehu mbështetjen e tij për personat e përfshirë dhe për komunitetin monegask./La Repubblica

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ndryshimi fillon me ne sot proteste ne oren 1000 para parlamentit eshte koha te zgjohemi 6a43595320405
Lajmi i mëparshëm

“Ndryshimi fillon me ne”/ Sot protestë në orën 10:00 para Parlamentit: Është koha të zgjohemi

e hena tragjike ne kosove nje person vritet me thike tjetri bie ne bunar i treti gjendet i pajete 6a43750f40720
Lajmi i radhës

​E hëna tragjike në Kosovë: Një person vritet me thikë, tjetri bie në bunar, i treti gjendet i pajetë

Të fundit nga

ShkoLartë