shperthim i fluksit te emigranteve ne krete ne nje dite mberrijne mbi 80 refugjate 68c7371635789

Shpërthim i fluksit të emigrantëve në Kretë, në një ditë mbërrijnë mbi 80 refugjatë

September 14, 2025
min lexim

Mbi 800 emigrantë kanë mbërritur brenda vetëm një dite në Kretë dhe Gavdos, duke vendosur në pikë kritike kapacitetet e vogla të ishullit dhe të autoriteteve lokale.

Vetëm të dielën, numri i mbërritjeve kaloi 570 persona, ndërsa nga e shtuna në mbrëmje shifra tejkaloi 800.

Korrespondenti i Top Channel në Greqi, Aleksandër Marku, raporton se pas një vale “shpërthimi” të fluksit në fillim të gushtit, me qindra emigrantë që mbërritën në jug të Kretës brenda pak ditësh, mbërritjet pothuajse u ndalën, por kjo zgjati vetëm disa javë.

Në ditët e fundit, qindra të tjerë kanë mbërritur me varka në Gavdos dhe në brigjet jugore të Kretës, duke e sjellë sërish çështjen e migracionit në qendër të vëmendjes dhe duke vënë autoritetet lokale në mobilizim të vazhdueshëm.

Ishulli I vogël i Gavdosit në jug të Kretës ndodhet tashmë në gjendje emergjente. Kryetarja e bashkisë, Lilian Stefanaki, e përshkruan situatën si një “zbarkim masiv”, ndërsa janë mbyllur bizneset, mungojnë ushqimet, barnat dhe shërbimet bazë për qindra njerëz.

Në Hania, ku ndodhen mbi 1860 emigrantë, nënkryetarja e bashkisë Eleni Zervudaki paralajmëron për një krizë shëndetësore dhe sociale: mungesë mjekësh, raste të rënda shëndetësore, fëmijë e gra shtatzëna pa trajtim. Ajo shprehet se qendrat e pritjes kanë kapërcyer çdo kufi dhe se bashkia është në pikë të shpresës.

Ndërkohë, Roja Bregdetare dhe FRONTEX vazhdojnë operacionet e shpëtimit, por autoritetet lokale deklarojnë se nuk mund të përballojnë më. Vetëm Bashkia e Hanias ka shpenzuar mbi 830 mijë euro këtë vit për nevojat emergjente të emigrantëve.

Situata përkeqësohet ndërkohë që Greqia ka futur politika shumë më të rrepta për emigracionin.

Një udhëzim i ri i ministrit Thanos Plevris zëvendëson termin “emigracion i parregullt” me “emigracion i paligjshëm” në dokumentet zyrtare, parashikon deri në 24 muaj paraburgim për azilkërkuesit e refuzuar dhe 2 deri në 5 vite burg për ata që qëndrojnë ilegalisht. Sipas autoriteteve, e vetmja mënyrë për të shmangur burgimin është kthimi vullnetar. Po ashtu, ligjet e reja kërkojnë që çdo mbërritje e re të vendoset në qendra të mbyllura, edhe aplikantët për azil, të cilët nuk mund të paraqesin kërkesë për një muaj.

Tashmë Gavdosi dhe Kreta gjenden në vijën e parë të një krize migratore që po tensionon gjithnjë e më shumë autoritetet dhe komunitetet lokale.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

5000 shqiptare veshen hagen kuqezi mesazh gjyqtareve te hages jepini fund farses me udheheqesit e uck 68c736a463a5a
Lajmi i mëparshëm

5000 shqiptarë veshën Hagën kuqezi, mesazh gjyqtarëve të Hagës: Jepini fund farsës me udhëheqësit e UÇK

zgjedhjet lokale ne shtetin me te populluar te gjermanise partia e merz force e pare ekstremi i djathte rritet me 11 68c738c646d4b
Lajmi i radhës

Zgjedhjet lokale në shtetin më të populluar të Gjermanisë, partia e Merz forcë e parë, ekstremi i djathtë rritet me 11%

Të fundit nga

ShkoLartë