shperthen gypi i kanalizimit ne pediatri shskuk jep detaje 68ac6f72b0b8f

Shpërthen gypi i kanalizimit në Pediatri, SHSKUK jep detaje

August 25, 2025
1 minut lexim

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës njofton opinionin publik se në një nga repartet e Klinikës së Pediatrisë në QKUK, mbrëmë, në mesnatë, ka ndodhur një problem teknik, ku është shkaktuar shpërthimi i një gypi të kanalizimit në hapësirat e korridorit të një reparti të kësaj klinike.

Në njoftim po ashtu thuhet se menjëherë pas kësaj  kanë reaguar shërbimet e ekipeve teknike dhe ato të mirëmbajtjes dhe se situata është vënë nën kontroll.

Sipas SHSKUK-së nuk ka pasur depërtim të ujërave në dhomat ku po trajtohen fëmijët.

“Pas intervenimit, korridoret janë pastruar dhe pritet të kryhet procesi i dezinfektimit, deratizimit dhe dezinsektimit (DDD), me qëllim që të garantohet higjiena dhe siguria e ambientit spitalor”, thuhet nbë njoftimin e SHSKUK-së.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

keshilltari i zelenskyt ukraina kerkon me shume arme sepse rusia nuk do paqe 68ac6e8b70d43
Lajmi i mëparshëm

Këshilltari i Zelenskyt: Ukraina kërkon më shumë armë, sepse Rusia nuk do paqe

tulisa rikthehet ne qender te vemendjes ne manchester pride me nje paraqitje terheqese 68ac7093393ee
Lajmi i radhës

Tulisa rikthehet në qendër të vëmendjes në “Manchester Pride” me një paraqitje tërheqëse

Të fundit nga

Big Mama ka dy fjalë për Londrimin

Këngëtarja e njohur Big Mama ka reaguar publikisht për Londrim Mekaj, duke ndarë një mesazh mbështetjeje në rrjetet sociale. Ajo ka publikuar një moment të Londrimit, ku shihet i veshur me kostum
ShkoLartë