shperthen etna llave vullkanike ne 3000 metra lartesi alarm per fluturimet 6898be67e7990

Shpërthen Etna! Llavë vullkanike në 3,000 metra lartësi, alarm për fluturimet

August 10, 2025
1 minut lexim

Këtë mëngjes një shpërthim vullkanik ndodhi në shpatin jugor të Bocca Nuova në malin Etna, në një lartësi prej rreth 3,000 metrash. Ngjarja është raportuar nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV), Observatori i Etnës, i cili ka nisur menjëherë vëzhgimet dhe studimet në terren.

Aktualisht, rrjedha e lavës po lëviz në drejtim të jugut, ndërkohë që nuk janë konstatuar ndryshime të rëndësishme në aktivitetin sizmik.

Burimi i dridhjeve vullkanike është lokalizuar në një lartësi prej 2,800 metrash, midis humnerës dhe kraterit verilindor, ndërsa nuk është raportuar asnjë aktivitet i rëndësishëm infrasonik.

Nuk ka pasur emetim hiri, dhe Aeroporti i Katanias vazhdon të funksionojë normalisht. Megjithatë, autoritetet kanë vendosur një alarm fluturimi të nivelit portokalli, si masë paraprake sigurie.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

arrestohet nje person per vrasjen e trefishte ne gjilan 6898bd3f41553
Lajmi i mëparshëm

Arrestohet një person për vrasjen e trefishtë në Gjilan

lloga refuzimi i gjuhes shqipe nga gjykata kushtetuese shkelje e rendit kushtetues 6898c17408616
Lajmi i radhës

Lloga: Refuzimi i gjuhës shqipe nga Gjykata Kushtetuese, shkelje e rendit kushtetues

Të fundit nga

ShkoLartë