Një bombol gazi ka shpërthyer në lagjen 6 maji në Elbasan duke shkatërruar tërësisht një banesë.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zonja e shtëpisë ka dalë të kërkojë ndihme pasi bombola është përfshirë nga flakët.
Kur ka ndodhur shpërthimi ka qenë jashtë banesës. Kanë shpëtuar për mrekulli edhe efektivet zjarrfikës të cilët u thirrën për zjarrin dhe sapo kishin mbërritur kur ndodhi shpërthimi. Banesa private tashmë është kthyer e pabanueshme nga shpërthimi i fuqishëm.
Zjarrfikësit edhe një here kanë bërë apel për bombolat gazit 5L të papërshtatshme për ambientet e brendshme. Zjarrfikësit kërkojnë që këto bombola te hiqen nga qarkullimi.
Burimi: botasot.info


