shperndante materiale pornografike me te mitur vihet ne pranga 29 vjecari ne tirane 691618676a15d

Shpërndante materiale pornografike me të mitur, vihet në pranga 29-vjeçari në Tiranë

November 13, 2025
1 minut lexim

Policia e Shtetit ka goditur një rast të shpërndarjes së materialeve pornografike që përfshijnë të mitur, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “STREAM”, që synon luftimin e shfrytëzimit seksual të të miturve në internet.

Në kuadër të këtij operacioni, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike ka ekzekutuar urdhrin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke arrestuar shtetasin M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Pornografia me të mitur”.

Operacioni “STREAM” u zhvillua me bashkëpunimin e agjencive ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit, dhe u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), me mbështetjen e EUROPOL-it.

Pas informacioneve të ardhura nga autoritetet gjermane dhe EUROPOL-i, policia shqiptare kreu hetimet dhe veprimet procedurale që çuan në identifikimin dhe arrestimin e 29-vjeçarit.

Autoritetet shqiptare theksojnë se janë të angazhuara për mbrojtjen e fëmijëve dhe të miturve nga abuzimi në internet, duke u bërë thirrje qytetarëve, prindërve dhe të rinjve që të raportojnë çdo rast të dyshuar të shpërndarjes apo prodhimit të materialeve pornografike që përfshijnë të mitur, si dhe çdo formë tjetër abuzimi seksual online, në kanalet zyrtare të komunikimit të Policisë së Shtetit.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

osmani krenare me fsk ne dhe bashkepunimin ushtarak me aleatet tane 691617c3044ae
Lajmi i mëparshëm

Osmani: Krenare me FSK-në dhe bashkëpunimin ushtarak me aleatët tanë

amerikanet shkojne ne hapesire te nxjerrin metale te cmuara nga asteroidet 6916188e60b09
Lajmi i radhës

Amerikanët shkojnë në hapësirë të nxjerrin metale të çmuara nga asteroidet

Të fundit nga

ShkoLartë