shperblimet jane nisur drejt pensionisteve rama ja sa leke do te marrin gjysherit dhe gjyshet 692c1055aea48

“Shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve”- Rama: Ja sa lekë do të marrin gjyshërit dhe gjyshet!

November 30, 2025
1 minut lexim

Kryeministri Edi Rama thotë se shpërblimi për pensionistët ka nisur dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro.

Në podkastin e tij, Rama po ashtu u shpreh se nga janari do të nisë edhe rritja e pensioneve, për tu pesëfishuar në vitin 2030.

Po ashtu nga janari nis edhe rritja e pagës minimale 500 euro për sektorin publik dhe privat.

“Miratuam këtë javë shpërblimin e fundvitit për pensionistët, duke i dhënë fund zërave të kënetës së madhe politike e mediatike, që helmuan gjyshër e gjyshe me informacionin e rremë se shpërblimi i këtij fundviti do të ndahej çdo muaj të vitit tjetër dhe këtë vit nuk do të kishte shpërblim. Jo, shpërblimet janë nisur drejt pensionistëve dhe kush ka një pension deri në 20 mijë lekë të reja do të marrë një shpërblim 150 euro, ndërsa kush e ka pensionin mbi 20 mijë lekë të reja do të shpërblehet me 100 euro.

Ndërkohë, me hyrjen e vitit të ri 2026 nis edhe historia e re e rritjes së pensioneve, të cilat do të nisin të rriten nga janari e do të dyfishohen në janar 2027, do të trefishohen në janar 2028, do të katërfishohen në janar 2029, e do të pesëfishohen në janar 2030.

Më 1 janar 2026 do të rritet edhe paga minimale, tamam ashtu siç jemi zotuar. Ajo do të jetë 500 euro, qoftë në sektorin publik, qoftë në sektorin privat”, tha Rama.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

shume lagje te shkupit sot do te mbeten pa uje 692c0e4fdd10c
Lajmi i mëparshëm

Shumë lagje të Shkupit sot do të mbeten pa ujë

planet e federates atletike te kosoves per medalje elitare ne lojerat mesdhetare 692c10b754f6b
Lajmi i radhës

Planet e Federatës Atletike të Kosovës për medalje elitare në Lojërat Mesdhetare

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë