shperblim per zjarrfikesit e tiranes pas angazhimit intensiv ne terren 6aba70d525788

Shpërblim për zjarrfikësit e Tiranës pas angazhimit intensiv në terren

September 28, 2026
1 minut lexim

Zjarrfikësit e Tiranës do të shpërblehen financiarisht për angazhimin e tyre në përballimin e situatës së zjarreve.

Nisma vjen nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ndërsa projektvendimi do t’i kalojë Këshillit Bashkiak për miratim.

Shpërblimi vjen si vlerësim për efektivët që u angazhuan në terren në luftën me flakët, në një periudhë me ndërhyrje intensive, rrezik të lartë dhe gatishmëri të vazhdueshme.

Zjarrfikësit kanë qenë në vijën e parë të ndërhyrjeve, duke punuar për shuarjen e vatrave dhe mbrojtjen e banorëve, banesave dhe pronës.

Nën drejtimin e kryebashkiakut Veliaj, Bashkia e Tiranës ka dhënë edhe më herët shpërblime për zjarrfikësit pas situatave të jashtëzakonshme.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

partite pa marreveshje per presidentin e ri teksa afati po soset 6aba7052e6b4f
Lajmi i mëparshëm

Partitë pa marrëveshje për presidentin e ri teksa afati po soset

njerezimi te mos humbase papa leo xiv paralajmeron per ai 6aba713302de1
Lajmi i radhës

​“Njerëzimi të mos humbasë”: Papa Leo XIV paralajmëron për AI

Të fundit nga

ShkoLartë