shperblim i mire po pagat sindikata e policise pagesat me te uleta ne rajon ka probleme per largesine 695900a374bee

“Shpërblim i mirë, po pagat?”/ Sindikata e Policisë: Pagesat më të ulëta në rajon, ka probleme për largësinë

January 3, 2026
1 minut lexim

Urimin për festat e fundvitit uniformat blu këtë herë e morën ndryshe.

Me një vendim të marrë rreth 10 ditë më parë nga drejtori i përgjithshëm i policisë, Ilir Proda çdo punonjës  ka marrë një shpërblim prej 30 mijë lekësh të reja. Për herë të parë, punonjësit civilë brenda Policisë kanë përfituar një pagesë të plotë shpërblim, ndërsa një page të plotë do të përfitojnë edhe ata punon që kanë kryer shërbime dhe detyra të rëndësisë së veçantë. Për kreun e sindikatës së policëve Sadedin Fishta ky është një hap pozitiv por jo I mjaftueshëm.

“E meritojnë shpërblimin sepse kanë orë shtesë të pa paguara dhe ditë pushimesh pa marrë për shkak të mungesave. Shpërblimi duhet të ishte një pagë”, shprehet Saedin Fishta.

2026 për sindikatën e policisë mbart probleme të vjetra zgjedhja e të cilave synojnë një trajtim sa më dinjitoz të punonjësve të të gjitha niveleve

Kemi ende pagat me të ulëta në rajon pagesat mbi orët e punës duhet të bëhen në kohë. Ka probleme në pagesat për largësi”, shton më tej.

Problematike mbeten dhe vakancat në polici ku llogariten rreth 1000 vende bosh të cilat pritet të plotësohen me studentët e rinj që do të diplomohen nga akademia e policisë.

 


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

te kuqte humbasin 350 mije euro 6958ffd357f50
Lajmi i mëparshëm

Të kuqtë “humbasin” 350 mijë euro

shtyhet lansimi i trump mobile t1 te veshur me ar 695900af55ad7
Lajmi i radhës

Shtyhet lansimi i Trump Mobile T1 të veshur me ar

Të fundit nga

ShkoLartë